osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dasma ekstravagante e Zogut. Nga fustani “Chanel”, velloja me diamante tek Mercedesi i Fyhrerit

Dasma ekstravagante e Zogut. Nga fustani “Chanel”, velloja me diamante tek Mercedesi i Fyhrerit

Muaji prill kaloi si një ëndërr. Vajza e re e quajtur Trëndafili i bardhë i Hungarisë po jetonte ditët në Shqipëri si ditët më të magjishme të jetës së saj. Mbreti Zog nuk e lejoi më të shkonte në Hungari dhe të gjithë të afërmit e saj mbërritën në Shqipëri për dasmën madhështore që po përgatiste mbreti i shqiptarëve në datën 27 prill.

Princesha hungareze çdo ditë merr një tufë me trëndafila nga mbreti Zog. Me rastin e martesës ai i dhuron zefire, perla dhe bizhuteri me diamante. Ajo e di që Shqipëria është e varfër, por si të gjitha zonjushat shkon në qiellin e shtatë nga vëmendja që tregon ndaj saj mbreti i Shqipërisë dhe burri i saj i ardhshëm.

Për sa i përket fustanit të nusërisë, vendosi vetë mbreti. Geraldinës i vërshon një lumë lumturie brenda në shpirt. Çdo ditë të këtij muaji i mbërrijnë pako të porositura në Paris apo në Vjenë nga i fejuari i saj. Në vigjilje të ceremonisë vjen një varëse, një byzylyk dhe vello e zbukuruar me diamante, sipër të cilës është vendosur një përkrenare e Skënderbeut.

Jeta që po bën ka një ritëm prej ëndrre. Një ëndërr nga e cila Geraldina do të zgjohet një vit më vonë, një herë e përgjithmonë.

Ndërkohë ajo që do bëhet mbretëresha e ardhshme e Shqipërisë po avancon në mësimin e shqipes. Geraldina nuk u mor shumë me detajet e dasmës, sepse pothuaj të gjitha ia bëri protokolli dhe shërbimi i oborrit.

Shtypi rozë merret pothuajse gjithë kohën me këtë martesë të famshme. Duket gjithçka si një përrallë me shtojzovalle, ku në rolet kryesore janë një sovran tërheqës që ka mbetur prej kohësh beqar, të cilit po i japin për grua pa pikën e ngurrimit mbretëreshën më të bukur të botës. Nga Tirana përhapet një fije gjallërie rinore drejt Oborreve të Evropës, ku profilet që i paraqiten shtypit oborrtar janë të mugëta dhe të zbrazëta.

Shtypi francez nuk bën gjë tjetër veçse lëvdon shijen e mbretit të Shqipërisë që i ka zgjedhur nuses së tij një fustan nusërie “Chanel”.

Më 25 prill, në vigjilje të ceremonisë, në Tiranë gjenden gjashtëdhjetë mijë banorë më tepër se zakonisht. Me mijëra fshatarë me veshjet karakteristike prej shajaku të bardhë vërshojnë në kryeqytet dhe përveç grave me dimiqe të fryra, ndesh dhe ndonjë me veshje perëndimore elegante. Hotelet e rrallë të qytetit janë rezervuar për të ftuarit e shquar, si dhe për shtatëdhjetë e nëntë fotografët dhe gazetarët e aktivizuar për ngjarjen.

Qysh prej njoftimit të martesës janë shtuar punimet për meremetimin dhe për zbukurimin e qytetit: janë lyer fasadat, janë shtruar rrugët, është ndërtuar parlamenti i ri…

Flamuri kombëtar valëvitet në çdo dritare. Nëpër degët e pemëve e nëpër rrugë janë varur shkrime dhe kudo, që nga dyqanet e vogla dhe deri tek qafat e kuajve, kanë varur portretin e çiftit mbretëror. Ai në uniformë me vështrimin e hedhur tutje, ajo disi më e ndrojtur, me një pamje të ëmbël dhe tepër rinore.

Mbrëmjet madhështore bëhen pothuajse çdo ditë në vigjilje të festës. Ngjarja po përcillet me një madhështi të paparë ndonjëherë për shtetin e brishtë shqiptar. Dhe e tillë është dhe për shtypin e huaj dhe për aristokracinë perëndimore.

Mbërrijnë dhurata nga e gjithë bota. Mes të gjitha dhuratave bën përshtypje dhurata nga Fyhreri. Kancelari Hitler ka dërguar një Mercedez sportiv të hapur, të kuq, me sedilje prej lëkure ngjyrë fildishi dhe me tuba të mëdhenj kromi Ekspressor. Nuk gjendet asnjë ekzemplar tjetër i ngjashëm, përveç Fyhrerit që zotëron një makinë të tillë.

(Geraldina mbretëresha e shqiptarëve, Josephine Dedet)