Mbrëmjen e djeshme djali i ish Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka kurorëzuar dashurinë në martesë me blogeren Armina Mevlani. Dasma e çiftit e planifikuar kohë më parë nuk u mbajt për shkak të pandemisë dhe kufizimet në kohë Covidi.
Kjo dasëm nga më të përfolurat e momentit është komentuar dhe nga moderatorët e emisionit “Dita Jonë” në televizionin A2, Aulona Minga dhe Drini Zeqo.
Gazetari Drini Zeqo, i cili starton sezonin e ri të emisionit mjaft të njohur të mëngjesit ka ngacmuar stilistin e njohur Valdrin Sahiti, që ka veshur Mevlanin në ditën më të veçantë të jetës së saj.