Këtë fundjavë aktori i njohur Gaz Paja i ka dhënë fund beqarisë dhe në dasmën e tij kanë marrë pjesë mjaft njerëz të njohur.
Gazi ka zyrtarizuar me martesë lidhjen me të dashurën e tij mbrëmjen e së shtunës në një ceremoni madhështore me shumë miq dhe familjarët e tyre.
Falë Instagram-it na u duk sikur ishim edhe ne pjesë e dasmës së Gazit pasi të ftuarit kanë publikuar shumë foto e video nga ceremonia përrallore dhe duhet ta pranojmë që bashkëshortja e aktorit dukej si një yll i vërtetë.
Por e dini se sa vite diferencë kanë Gazi dhe Ira Seferi? Aktori mbush plot 41-vjeç më 27 shtator, ndërsa partnerja e tij e jetës është rreth 24-25 vjeç, pasi në vitin 2016 është diplomuar në universitet.
Pra Gazi dhe “E bukura e dheut” (me plot të drejtë), kanë rreth 16-17 vite diferencë me njëri-tjetrin dhe sapo na kanë treguar që “Dashuria nuk njeh moshë”.