osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit.

Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit.

Aforizmat janë një nënlloj i kryehershëm i shkrimeve letrare dhe filozofike, që ka të bëjë me fëmijërinë e mendimit njerëzor.
Ekzistojnë në të gjitha kulturat e popujve si letërsi mendimi: në Vedat vedante të mitologjisë dhe filozofisë sanskrite, në Testamentin e Vjetër të Shkrimeve të krishtera (Libri i Proverbave), në letërsinë klasike greke e romake, në Talmud e në Torah, në të drejtën e qytetërimeve të mëdha të lashtësisë dhe në atë kanonike, në hadith-et e profecisë së besimit islam dhe në të drejtën etnojuridike popullore shqiptare. I gjejmë edhe në krijimtarinë e mendimtarëve humanistë të fundit të Mesjetës dhe në trashëgiminë e shumë prej shkrimtarëve të mëdhenj të shekullit XX, shkruan Shaban Sinani.

Me shkrimin e aforizmave u mor edhe Dritëro Agolli. Një pjesë të tyre i botoi në librin me titull të huajtur nga lashtësia romake: “Nulla dies sine linae”.

“Libri i Dritëro Agollit, në pikëpamjen e problematikës, ka karakter panoptik. Ka në këtë libër urtësi për shtetin dhe qytetarin, për ligjin dhe mosbindjen, për virtytin dhe turpin, për gruan dhe familjen, për dashurinë dhe tradhtinë, për miqtë dhe armiqtë, dijetarët dhe budallenjtë, për akademikët dhe të lajthiturit, për bujqit dhe barinjtë, për maçokët dhe laraskat, për mendjen dhe çmendjen”, pohon studiues i njohur Shaban Sinani në parathënien e këtij libri.

Aforizmat që përmban ky libër janë shkruar përgjatë më tepër se dy dekadave, nga viti 1994 e në vijim.

ObserverKult ka përzgjedhur sot disa aforizma që kanë të bëjnë me gruan dhe dashurinë që janë përfshirë në librin “Nulla dies sine linae”:
Një grua mund të martohet për shumë arsye, vetëm për mëshirë kurrë.

Një burrë që ka pësuar dështime në dashuri dhe në jetë, i largohet shoqërimit me gratë që e njohin.

Një gruaje që e ke njohur prej kohësh, mos i thuaj kurrë se qenke plakur dhe se dikur paskëshe qenë e bukur. Ç’të kushton t’i thuash: “Ke mbetur e bukur”.

Dashuria është e para laureshë, që këndon në mëngjesin e rinisë sonë.

Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti.

Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.

Dashuria e bën qiellin të vërtitet në kokë si portokall.

Ai që e ndjek dashurinë dhe nuk e pushton, nuk plaket.

Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit.

Dashuria deri më sot nuk njeh plan që të plotësohet qind për qind.

Nuk ka dashuri pa dhembshuri.

Nuk jetohet vetëm me dashuri, se dashurinë nuk e ha dot si gjellë.

Dashuria nuk i dhuron por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti.

libri
Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit, në Korçë. 13 vjet të jetës i ka kaluar në këtë fshat. Në moshën 9-vjeçare përfshihet në Luftën Nacional Çlirimtare. Merr detyrën si korrier i çetave partizane.
Pas Çlirimit të vendit Agolli vazhdoi mësimet ë Gjirokastër në gjimnazin e këtij qyteti.
Ende në bankat e gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ai boton në shtypin e kohës poezitë e para i frymëzuar nga Naimi dhe Çajupi. Vjershat u botuan në 1947 në gazetën “Rinia”.

Në moshën 25-­vjeçare Dritëro Agolli u kthye nga Bashkimi Sovjetik. Nisi punën në Tiranë fillimisht si gazetar. Krahas artikujve publicistikë, Dritëro Agolli nisi të botoj vëllimet e para poetike, tregimet dhe tekste dramatike për teatrot.

Krijimtaria
Veprën e parë me vjersha “Në rrugë dola”, Dritëro Agolli e botoi në vitin 1958. U prit mirë nga kritika e kohës.

Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Gjatë gjithë karrierës së tij artistike, ka lëvruar këto gjin: poezinë, poemën, tregimet, novelat, romanin, dramën, skenar filmi, reportazhin, kritikën, analizën dhe raportin e lajmit.

Librat me poezi dhe poemat më të njohura të Agollit janë: “Në rrugë dola”. “Hapat e mia në asfalt”. “Shtigje malesh dhe trotuare”. “Devoll ­Devoll”. “Mesditë”. “Baballarët”. “Nënë Shqipëri”. “Fjala gdhend gurin”. “Udhëtoj i menduar”.

Pas 1990­-s “Pelegrini i vonuar”, “Lypësi i kohës”, “Njerëz të krisur”, “Vjen njeriu i çuditshëm”, “Lutjet e kambanës”, “Fletorkat e mesnatës”, etj.

Dritëro Agolli ka shkruar edhe tekste këngësh, madje duke marrë edhe çmime. Një ndër çmimet ishte ai i vitit 1971, kur këngëtarja Alida Hisku, 14 vjeçe, në festivalin e 10­-të merr çmimin e dytë me tekstin e Dritëro Agolli “E Paharruara”.

Romani i tij, “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo” i solli dhe jo pak probleme autorit. Një vit pas botimit, Mehmet Shehu i thotë Agollit se, “me atë libër na ke shkatërruar administratën”.
Agollit nga censura komuniste i janë ndaluar tri libra. I pari ka qenë “Zhurma e erërave të dikurshme”, në vitet 1960, drama “Mosha e bardhë” në vitet 1980 dhe një seri tregimesh në revistën “Nëntori”.

Dy të fundit janë ndaluar gjatë kohës që ishte kryetar i Lidhjes. Ai e botoi librin “Zhurma e erërave të dikurshme”, në vitin 1964, por vetëm një vit më pas ky libër u hoq nga qarkullimi dhe Agolli u kritikua, pasi me këtë libër e paraqiste me pesimizëm realitetin komunist.

Nga romanet e Agollit janë bërë një sërë filmash artistikë. Ndër filmat më të mirë janë “I teti në bronz” (romani “Komisari Memo”), “Njeriu i mirë”, “Apasionata”, “Njeriu me top”.

Gjithashtu ka qenë edhe autorë dramash. Dy janë dramat më të njohura të Dritëro Agollit. “Mosha e bardhë”, e cila u ndalua nga botimi gjatë diktaturës, si dhe drama “Fytyra e dytë”.

Dritëro Agolli është i njohur dhe si përkthyes. Ka përkthyer nga anglishtja poezitë e poetit Robert Bërns dhe nga frëngjishtja poezitë e poetit Pol Elyear.

Ndërsa veprën më të madhe në përkthim Agolli e ka nga rusishtja.
Botimi voluminoz, “Shekulli i artë”, është një nga më të arrirët artistikisht.

Agolli ka përkthyer poetët më në zë të shekullit të 19-­të në Rusi, si Pushkin, Ahmatova, Bllok, Lermontov dhe shumë të tjerë.

Agolli u nda kjo jetë në moshën 85-vjeçare, më 3 shkurt 2017, në sanatoriumin e Tiranës, pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult