osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dashuria 60-vjeçare, historia e balerinës Mediha Lubonja dhe futbollistit Stavri Lubonja (Video)

Dashuria 60-vjeçare, historia e balerinës Mediha Lubonja dhe futbollistit Stavri Lubonja (Video)

Ata ishin dikur shumë të famshëm në Shqipëri. Mediha Lubonja soliste e Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve dhe Stavri Lubonja, futbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, i shumëkërkuari nga vajzat.

Kanë gjashtëdhjetë vite bashkë, dhe duken elegantë dhe në formë. Ende njerëzit i njohin dhe përshëndesin me mirnjohje edhe pse janë larguar në SHBA që në fillim-vitet ‘90.

“Ka qenë një kongres a një mbledhje në Berat dhe federata shqiptare e futbollit e dërgoi ekipin e dyte, në këtë ekip isha edhe unë. Atje e kam parë. Me disa lidhëse si ato të Festivalit të Berlinit, ou thashë?”, shprehet Stavri Lubonja, ish-futbollist i Kombëtares.

“Kur na pyesin Amerikanët sa vjet keni martuar dhe u them 60 vjet, ata thonë: Me një burrë?!!”, thotë Mediha Lubonja, ish soliste e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.

Mediha kujton si një nga momentet më kulminante të karrierës së saj, pjesëmarrjen ne Festivalin e Dizhonit. Ansambli fitoi aty “Gjerdanin e Artë” mes 45 shtetesh dhe kjo do të ngelet një nga sukseset më të mëdha profesionale të saj.

“Në Francë ka qenë një gjë e veçantë për Shqipërinë, për Ansamblin, për popullin tonë që u vlerësuam dhe me gjerdanin e artë. Ky ishte kulmi i Ansamblit dhe mbresat e mëdha që më ka lënë ky festival”m shprehet Medihaja.

Dhe emocionet e kthimit te herë pas hershëm në Shqipëri janë ende të mëdha.

“Se si më duket, ndiej një emocion të madh, Vite të tëra që kërceva këtu, 40 vjet!”, shprehet Mediha Lubonja.

“Më shtohet gëzimi kur vij në Shqipëri (Përlotet) Kam mbajtur dikur edhe flamurin Kombëtar këtu. Në ekipin kombëtar, kështu që e ndiej vetën shumë, shumë të lumtur dhe aq më tepër kur takoj shokët më të vjetër këtu”, shprehet Stavri Lubonja, ish-futbollist i Kombëtares.

“Sa herë marr rrugën për në Shqipëri dhe hipi në avion ndiej një emocion të jashtëzakonshëm. Është vendi tënd, është jeta tënde, ku ne punuam dhe trashëguam një emër të mirë”, thotë Mediha Lubonja ish soliste e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.

Mediha ka kërcyer vallet më të famshme të folklorit shqiptar. Me një disiplinë të hekurt ajo mban Urdhrin e Flamurit të Kuq. Sot ata të dy janë çifti që jeton dashurinë përtej oqeanit me kujtimet e gjalla të Shqipërisë. Në një familje të madhe prej katër gjeneratash.

“Jeta jonë tani është shumë e këndshme, shumë e mirë. Gjithmonë prindi kur është pranë fëmijëve është shumë i lumtur, sepse tani jeta jonë është për fëmijët dhe ne jemi bërë edhe stërgjyshër”, thotë Mediha Lubonja.