Nga Anri Bala
Nuk është e vërtetë, se Lulzim Basha doli i humbur nga sorollatja disa vjeçare si pordha nëpër poturet e Berishës.
Shpif, shpif se diçka do të mbetet, guximi për tu hequr ai që nuk ishte, paturpësia për të gënjyer publikisht, ose heroizmi i tij si Don Kishoti në betejën “titanike” që po i bën korrupsionit, janë disa nga asetet që ia ka bërë dhuratë Berisha, për të mos e ofenduar… ia ka vjedhur Berishës.
Këtë kartë ai e përdor akoma, duke parë se SPAK e ka harruar por është dikush shumë më i rëndësishëm dhe i pabindur se SPAK-u, populli… që nuk do kallëzim kur je i vetëkallëzuar.
Qëndrimi në politikë i një figure të menderosur si Lulzim Basha, që vetëm një person ia kalon në Shqipëri, babai i tij shpirtëror Sali Berisha, është vërtetë një krim i rëndomtë, që nuk i bën keq askujt… por i prish punë dikujt.
Devijimi nga vatha. nuk kishte lidhje as me demokratët dhe as me SHBA, por me vetë Lulin, i cili kapërceu ylberin për tu shitur si i papërlyer, për tu shqitur nga akuzat që rëndonin mbi Berishën…korrupsion madhor me familjen dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt.
Njeri më të afërt se djali i tij politik Lulzim Basha, i cili mori gjithçka që i fali babai i tij shpirtëror, Berisha nuk ka pasur kurrë.
Madje Saliu ia fali të gjitha, vetëm vulën s’mundet, se ajo e shkretë i ka të gjitha brenda: Selinë, fondet, partinë dhe opozitën.
Vula, si aset i rëndësishëm me dy pronar, deri tani është në xhepin e Lulit. Duhet vetëm një copë letër nga gjykata për të mos dalë më nga aty ku ruhet.
Pra ky është dikushi, që Luli po i prish punë, duke u treguar mosmirënjohës, siç e quajnë suita e rekrutëve pa identitet politik, por besnik në misionin e tyre poshtë ballkonit deri sa të bëhen listat.
Ndaj pas protestës, të gjithë lëshuan piskamën: Duam vulën urgjentisht Lulzim, duke harruar, se Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë të përbashkët një vulë dhe një damkë.
Drejtësia përveç vulës, duhet të zgjidh përfundimisht edhe çeshtjen e damkës, që kanë të dy në ballë… atë të vrasjeve më 21 Janar, kur Saliu mburrej nga deliri i madhështisë, e Luli strukej me vesin e tij të “skuthërisë”.
Në një krim shtetëror siç është cilësuar 21 Janari, si në çdo krim në bashkëpunim ka një hierarki, porositet nga i pari i vendit por urdhërat i merr dhe i jep i dyti për Gardën, Ministri i Brendshëm si një strukturë e armatosur në varësinë e tij ligjore, sepse aty fillon zinxhiri komandues.
Dje u prit që ta ndante Gjykata e Lartë çështjen e damkës, po ajo gjykatë që ka edhe çështjen e vulës, por metoda e drejtësisë së gënjeshtër, që vetëm drejtësi nuk bën, dështoi dhe u shtyu përsëri me qëllimin për ta çuar në kalendat greke krimin shtetëror, sepse këto palo gjyqtarë vetëm po ngrohin vezët, ngaqë nuk ka ardhur ende koha për të çelur zogj.
Apo, ndoshta presin, që Luli të bëhet bashkëpunëtori i drejtësisë dhe vulën ta marri vetë e damkën të i’a lërë Saliut. /Ekskluzive.al