osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dashnorë gënjeshtrash, sekserë shpifjesh. A është e nevojshme paketa Rama?

Dashnorë gënjeshtrash, sekserë shpifjesh. A është e nevojshme paketa Rama?

Nga Viktor Malaj

“Pastaj ju do të njihni të vërtetën dhe ajo do ju bëjë të lirë” / Bibla, Gjoni 8:32

Një nismë ose shpallje e Kryeministrit për përgatitjen e një pakete ligjore kundër shpifjes ngjalli një reagim kryesisht tek njerëzit e medias. Reagimet qenë të ndryshme dhe sigurisht “armiqtë” e tij politikë, shoqërorë dhe të botës së interesave vetjake shpallën “rrezikun e kthimit në diktaturë”. Nga pikëpamja ligjore “nisma” kryeministrore është krejt e panevojshme sepse në Kodin Penal të RSH ekziston neni 120 i cili thotë: ” Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

Duke pasur parasysh sa më sipër si dhe faktin se jeta jonë shoqërore, politike, mediatike dhe morale është e tejmbushur me fyerje, shpifje dhe gjithfarë lloj trillimesh duket se Kryeministri doli në “mejdan” më tepër për ta evidentuar këtë fakt dhe për të shigjetuar kundërshtarët e tij dhe të qeverisjes të cilët, për hir të së vërtetës, përbëjnë edhe pjesën dërmuese të “prodhimit bruto” të dezinformimit që vazhdon prej vitesh të ndotë jetën intelektuale dhe morale të shoqërisë shqiptare.

Në të gjithë botën dhe në të gjitha kohërat shoqëria njerëzore ka vuajtur nga mungesa e dijes, mosnjohja e së vërtetës dhe, rrjedhimisht, është çorientuar në zgjedhjen e rrugëve, mjeteve dhe njerëzve të duhur për ta udhëhequr. Fyerjet dhe shpifjet janë tipar i njerëzve të paqytetëruar dhe me karakter të shformuar. Të dyja këto janë armët e njerëzve pa nder e dinjitet që i përdorin për të arritur qëllime vetjake, ekonomike, politike apo ushtarake. Në një shoqëri të përparuar nga ana kulturore dhe mjaftueshëm të shëndoshë nga pikëpamja morale, shpifjet jo vetëm janë të rralla, por ato më tepër dëmtojnë autorët e tyre sesa personin apo personat ndaj të cilëve drejtohen. Në një shoqëri të tillë, sapo verifikohet shoqërisht apo ligjërisht se dikush ka shpifur, autori fiton përbuzjen, neverinë dhe pabesueshmërinë e shoqërisë. Në këtë mënyrë, cilido individ tjetër që ka prirje apo është i gatshëm të fyej a shpifë do të vetëpërmbahej sepse do të ishte i vetëdijshëm për rrjedhojat morale dhe ligjore që do të pësonte si të gjithë të ngjashmit e tij që shoqëria i ka bërë model të ligësisë.

Në një shoqëri si e jona, e cila, për fat të keq, ka degraduar dhe po degradon përditë, ku numri i analfabetëve funksionalë rritet pandalshëm dhe përqindja e bartësve të veseve nuk po njeh rënie, shpifja është kthyer në armën e preferuar të gangsterëve politikë me shpresë se nëpërmjet ligësisë do të arrijnë atë që s’e arrijnë dot me zotësi, me dije, ndershmëri dhe përkushtim. Dhe gangsterët tanë politikë kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në shtimin e gangsterëve të rrugës. Dija, ndershmëria dhe përkushtimi kërkojnë sakrifica dhe vetëmohim ndërsa ligësisë i mjafton mungesa e nderit, dinjitetit, skrupujve moralë që të përhapet pandalshëm njëlloj si tifoja në mjedise të ndyra tek popullsia e pavaksinuar.

E, ndërsa nisma kryeministrore ishte e panevojshme, po kaq i panevojshëm ishte edhe reagimi i një pjese të madhe punonjësish dhe drejtuesish të medias të cilët, me ato që thanë nuk dëshmuan vetëm se kanë “mizën nën kësulë”, por edhe i dhanë të drejtë Ramës pasi diskurset e tyre përmbanin gënjeshtra, keqinterpretime dhe keqkuptime të lirisë së fjalës. Disa prej tyre u shprehën se “Rama…. kërkon të ndalojë me ligj fjalën dhe, për rrjedhojë, edhe mendimin…”. Këtu ka një gënjeshtër të qëllimshme dhe një moskuptim të lirisë. Gënjeshtra qëndron në faktin se ligji (edhe ai i sotëm) nuk ndalon fjalën dhe as mendimin, por shpifjen e cila ndëshkohet me ligj në të gjitha vendet perëndimore. Moskuptimi shfaqet në dy anë: ndalimi i fjalës nuk çon automatikisht në ndalim të mendimit, se mendimi ekziston edhe pa u shprehur me fjalë. Së dyti, mendimin nuk ka mundur ta ndalojë asnjë sistem politik pasi ai është një proces i brendshëm që nuk mund të ndalohet. Mendimi mund të ndikohet, por jo të ndalohet.

Një analist pretendoi se nisma qeveritare synon të na kthejë në kohën e diktaturës. Kjo është një përrallë e paefektshme, sepse në kohën e diktaturës dispozita e shpifjes (neni 186 K.P.) vlerësohej kundërvajtje penale, ashtu si sot, me të njëjtën përmbajtje dhe s’kishte lidhje me politikën. Ndërsa krimi politik i agjitacionit e propagandës ishte pjesë e kapitullit të krimeve kundër shtetit dhe nuk lidhej domosdo me shpifjen.

Një analist dhe moderator tjetër shkoi edhe më larg pasi pohoi se “Shpifja është pjesë e lirisë së shprehjes, jo e lirisë së medias”. Në rastin më të mirë ky pohim është një budallallëk pasi media s’është gjë tjetër veçse mjeti i shprehjes publike të mendimit me fjalë të thëna apo të shkruara. Nga ana tjetër, shpifja nuk është dhe as mund të jetë pjesë e lirisë së shprehjes. Ajo është pjesë e shprehjes, por është nga ato pjesë që cenojnë të drejtat, nderin dhe dinjitetin e anëtarëve të tjerë të shoqërisë prandaj edhe ndalohet dhe dënohet me ligj.

Jo larg pohimit të mësipërm qëndron edhe sofizmi i një tjetër analisti i cili thoshte se “Të drejtës së fjalës i rri mbi kokë një satër… ndalimi i fjalës së lirë nëpërmjet dënimit të shpifjes”. Këto dhe pohime të tjera të ngjashme të çudisin me guximin e autorëve për të shtrembëruar publikisht të vërtetën dhe për të marrë në mbrojtje gënjeshtrën. Përderisa nisma kryeministrore ishte e panevojshme, ç’kanë mediat dhe gazetarët që shqetësohen? A nuk është aty neni 120 i Kodit Penal për shpifjen? A nuk janë ata qytetarë si gjithë të tjerët? Apo dikujt i lejohen fyerjet e shpifjet e dikujt tjetër as shpotitë?! A janë ata zëdhënës të së vërtetës, siç pretendojnë, apo farkëtues të gënjeshtrës që merr formën më të shëmtuar, atë të shpifjes?

Në një shoqëri ku gëzojnë të njëjtin status si e vërteta edhe gënjeshtra, virtyti dhe vesi, e drejta dhe padrejtësia, fakti dhe trillimi, ngjarja dhe sajesa, jo vetëm nuk mund të jetë një shoqëri demokratike, por ajo nuk është as humane. Ata që bërtasin gjithë ditën për lirinë dhe shesin gënjeshtra, që hiqen si kalorës të së vërtetës, por janë fabrikues shpifjesh, ata ia kanë me hile popullit, atdheut dhe sistemit demokratik. Meqë të gjithë jemi të gatshëm të themi se “vetëm e vërteta të bën të lirë”, siç është fiksuar në librat e shenjtë, atëherë pse e shkelim, përbuzim dhe e dhunojmë atë me gënjeshtra? Ai që gënjen, mashtron, shpif e trillon përgatit robërimin e të tjerëve, robërinë intelektuale, shpirtërore dhe morale që është më afatgjatë, prandaj edhe më e rëndë dhe më e dëmshme se ajo fizike. Parullat dhe thirrjet e dhunuesve të së vërtetës për liri fjale, demokraci ( d.m.th sundim i popullit) dhe mendim të lirë janë jo vetëm farsë, por edhe fyerje për popullin shqiptar. Një popull i mashtruar nuk sundon, por sundohet.  Përse duhet t’i mbajmë mëri dhe të ndiejmë neveri ndaj një individi që na mashtron në jetën tonë private dhe u dashka të pranojmë, respektojmë, nderojmë e besojmë dikë apo disa që na mashtrojnë publikisht dhe kolektivisht si popull, që na mashtrojnë dendur dhe për shumëçka me gënjeshtra dhe shpifje pa u skuqur dhe në mënyrë të paskrupullt? Në vend që t’i dëgjojmë duhet t’iu kthejmë shpinën, në vend të nderimit duhet t’iu shfaqim mospërfilljen dhe neverinë tonë.

Disa nga analistët tanë bëjnë çmos të na bindin se një pjesë e popullit shqiptar, ata që kanë keqqeverisur dhe sunduar nëpërmjet gënjeshtrës, shpifjes dhe krimit dhe që kërkojnë ta bëjnë këtë sërish, duhen përjashtuar nga përgjegjësia për shpifjet dhe nuk duhen thirrur në organet e drejtësisë, as kur paditen nga të tjerët dhe as kur shpallin të tjerët kriminelë. Njëri prej tyre konkludoi se “Ftesa që Lulzim Basha të paraqitet sot në Prokurori ka vetëm një emër: skandal politik”. Ndërsa një tjetër na kumtoi se “Zoti Lulzim Basha nuk do të gjobitet. Kjo as ka gjasë dhe as mund të ndodhë”.

Nuk mund të ketë rend demokratik atje ku qytetarët ndahen në grupe apo kategori lehtësisht të cenueshme nga ligji dhe të tjerë me imunitet ndaj ligjit. Të veçosh individë ose grupe individësh dhe t’iu japësh atyre status mbi ligjin do të thotë se ke mendësi antidemokratike, mesjetare. Aq më keq kur kërkon të përjashtosh nga përgjegjësia ligjore për shpifje individë që pretendojnë të na ndriçojnë rrugën drejt së ardhmes. Me çfarë na e ndriçojnë? Me gënjeshtra, mashtrime dhe shpifje?! Pretendime dhe predikime të tilla i kalojnë kufijtë e budallallëkut dhe futen në territorin e pafytyrësisë për të arritur qëllime që vetëm dëme i sjellin shoqërisë.

Pse është e nevojshme të përdorësh gënjeshtrën dhe shpifjen në vend të së vërtetës, kur nuk resht së thëni se po punon për të drejtën? Këto mjete i komprometojnë pretendimet e rreme pasi e drejta dhe gënjeshtra nuk mund të pajtohen. Kur beson dhe e shpall se ke epërsi intelektuale dhe morale mbi kundërshtarin përse përdor shpifjen në vend të së vërtetës, trillimin në vend të faktit dhe kërcënimin në vend të arsyetimit? Shpifja nuk do të shërbejë si dritë për të dalë nga tuneli i errësirës, por vetëm si shtresë e rrezikshme akulli që të hedh në greminë. Shpifësi, përveç viktimës së tij, mbi të gjitha fyen dhe cenon dinjitetin e shikuesve dhe lexuesve pasi kërkon t’i mashtrojë dhe tërheqë ata për hunde në udhën e interesave të tij të ngushta vetjake.

Nuk mund të jesh as qytetar i denjë dhe as demokrat i vërtetë nëse e shpall veten mik të shpifjes dhe avokat të shpifësit. Ata që e konsiderojnë shpifjen pjesë të lirisë së fjalës janë dashnorë të gënjeshtrës dhe sekserë të shpifësve. Funksionimi i drejtësisë do të çojë pashmangshëm në sundimin e ligjit që parashikon shpifjen si kundërvajtje penale, do ta bëjë shoqërinë të kuptojë se mbrojtësit e saj i kanë diplomat e dijes  të rreme dhe certifikatat e moralit të dyshimta duke mos ua kursyer përçmimin.

Për individin dinjitoz dhe për një shoqëri normale nuk shtrohet pyetja a duhet dënuar shpifja dhe ndëshkuar shpifësi, por çfarë përbën shpifje. Teorikisht, këtë e ka zgjidhur neni 120 i K.Penal ndërsa praktikisht e vendosin vetëm gjykatat duke u bazuar në rrethanat dhe provat e administruara. Nëse thua se qeveria është e paaftë, mban anën e oligarkëve, bën tendera dhe koncesione të dyshimta dhe me nuanca korrupsioni, nuk ka punuar sa e si duhet, ka ndjekur politika të gabuara zhvillimi, investimesh, ka çaluar në luftën kundër krimit etj., je duke bërë politikë dhe je brenda lirisë së mendimit dhe të fjalës. Por nëse pohon se kryeministri, ministri, deputeti apo kryetari i bashkisë ka futur kaq e aq para në xhep, ose duhet ta vërtetosh ose të përgjigjesh për shpifje. Nëse thua se Sali Berisha ka qeverisur me dhunë e padrejtësi, me mashtrime dhe falsifikime, me paligjshmëri dhe krim, je brenda kufijve të politikës dhe lirisë së mendimit por, nëse pohon se Sali Berisha ka vrarë Hajdarin, Trebickën, Pashkon etj., siç kam lexuar, atëherë ose duhet ta vërtetosh ose të dënohesh për shpifje. Nëse thua se L.Basha ka shpërdoruar miliona euro vetëm në një financim rruge, je brenda të vërtetës dhe lirisë së shprehjes, por nëse pohon se ai i ka futur ato para në xhepin e tij duhet ta vërtetosh ose të përgjigjesh penalisht për shpifje. Sa herë jepen “fakte konkrete” që cenojnë nderin dhe dinjitetin e individit dhe e penalizojnë atë ligjërisht, ose duhet t’i vërtetosh ato që thua ose do të përballesh me përgjegjësinë ligjore për shpifje. Prandaj, edhe regjistrimi i portaleve që kryejnë veprimtari gazetareske dhe, rrjedhimisht, fitimprurëse është një kërkesë e sistemit kapitalist dhe prirjet për t’iu shmangur asaj janë, në rastin më të mirë, përpjekje për evazion fiskal dhe në raste të tjera për t’iu shmangur përgjegjësive ligjore për vepra të tjera penale. Ai që s’ka çfarë t’i fshehë kodit moral dhe as kodit penal nuk ka arsye të fshihet dhe as ka arsye të kufizohet në shprehjen e mendimeve të lira.

Të ngjall neveri përpjekja e ndonjë analisti për të na sjellë si shembull pozitiv të marrëdhënieve me shtypin qeverisjen e Sali Berishës, autore e rrahjeve, plagosjeve, gjymtimeve fizike dhe burgosjeve të gazetarëve (edhe të kryeministrit aktual) dhe djegës redaksish gazetash,  duke e merituar epitetin “armik i shtypit të lirë” që i dhanë institucionet ndërkombëtare të shtypit. “Këshilla” se qeveria duhet të mjaftohet vetëm me përgënjeshtrime është djallëzore dhe e padrejtë, pasi mund të përgënjeshtrohen shifra, por jo akuzat për krime, sepse ashtu “dueli” qeveri-opozitë do t’i ngjante spektaklit të dy plakave gërnjare që dalin në krye të fshatit dhe thërrasin gjithë ditën kundër njëra-tjetrës me shpifje, fyerje e trillime të turpshme. Shqiptarët janë bezdisur, mërzitur dhe neveritur edhe me kaq sa kanë parë e shohin çdo ditë në TV e gazeta dhe me deklarata qesharake dhe vetëdemaskuese si ajo e kryetares së një partie opozitare që pasi ankohej se “Sot kjo qeveri nuk të lejon të thuash atë që mendon”, vazhdonte: “Po, për çfarë të shkojë opozita (në Parlament)… më mirë të shkojmë në shtëpi se të bëhemi alibi e këtyre kriminelëve”. Pra, kaq e rrezikuar është kjo politikane “e së ardhmes” për të thënë fjalën e saj saqë gjen guximin e paturpshëm të konsiderojë “kriminelë” një shumicë parlamentare të zgjedhur me votën e popullit. E bën këtë me një fjalë goje dhe s’i hyn gjemb në këmbë, ashtu siç nuk e gjeti gjë as kur goditi me çizme Kryeministrin “diktator”. Dhe prapë qeveria “nuk e lejon të thotë atë që mendon”. Për të qarë e për të qeshur.

Sigurisht që shoqëria shqiptare kërkon të pastrohet dhe të ecë përpara më shpejt. Për këtë i duhet të zgjedh njerëzit që dërgon në parlament dhe mjetet. Një nga mjetet është edhe zhdukja e shpifjes nëpërmjet kallëzimit në organet e drejtësisë dhe ndëshkimit sa herë konstatohet ligjërisht. Dhe, kallëzimet duhet t’i bëjnë jo vetëm politikanët e pushtetit dhe të opozitës, por njerëzit e medias dhe populli i thjeshtë. Paketa antishpifje është e panevojshme.