Dashamir Shehi i është përgjigjur zërave brenda opozitës që e kanë cilësuar si një ndër kandidatët më të fortë opozitarë që mund të jetë përballë Erjon Veliajt në Tiranë. Ai thotë se çështjen e kandidimit e ka me kësmet pasi tani ka çështje më të rëndësishme përpara.
“Sa i takon kandidimit tim me kësmet, pasi është një çështje që ne si opozitë do ta zgjidhim në momentin e duhuri. Sepse për momentin kemi tema më të mëdha, sidomos sa i takon raportit me qeverinë qendrore, kemi nevojë për ligj zgjedhor, kemi nevojë për kushte të reja për të hyrë në zgjedhje.
Pra, tema se kush është kandidati i opozitës për Tiranën, është dytësore, është e negociueshme dhe rinegociueshme. Kemi kohë deri atëherë”, thotë Shehi.
Ndërkohë, kreu i LZHK-së paralajmëron se pas rrëzimit të Ramës, opozita i ka potencialet për të qeverisur.
“Kur kishte rilindja kapacitete për të qeverisur me hajdutë, me bijtë e ish- byrositëve që nuk kishin lexuar asgjë përveç librave të Stalinit, apo me homoseksualë, si nuk paska opozita kapacitete.
E djathta është gati të vijë në pushtet, sepse kapacitete të shumta që garantojë qeverisje të drejtë për qytetarët shqiptarë”, thotë Shehi.