osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

DASH zbardh objektin e punës së SPAK: Në sitë pushtetarë, gjyqtarë, zyrtarë administrate e biznesmenë të lidhur me politikën

DASH zbardh objektin e punës së SPAK: Në sitë pushtetarë, gjyqtarë, zyrtarë administrate e biznesmenë të lidhur me politikën

Struktura e Posaçme Antikorrupsion duket se nuk do të tolerojë askënd. Në qershor pritet që të hidhen themelet e këtij institucioni dhe sinjalet e ditëve të fundit janë se do kalojnë në sitë shumë personazhe të rëndësishëm. Dy ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për të drejtat e njeriut, ku ngrihej shqetësimi për nivelin e korrupsionit.

Por përmes këtij raporti, amerikanët kanë treguar qartë se çfarë duan ata nga SPAK dhe BKH. Theksin ata e kanë vënë te 4 kategori: Te politikanët, te gjyqtarët, te zyrtarët dhe te biznesmenët e fuqishëm të lidhur me politikën. Mesazhi i amerikanëve ishte i qartë, duke kërkuar që këto 4 kategori të skanohen me ngritjen e SPAK dhe të Byrosë Hetimore. Kjo do të thotë se sapo këto institucione të jenë gati, të kemin reprezalje në nivele të larta.

Sipas ligjet, SPAK mund të hetojë nga presidenti e kryeministri, deri të zyrtarët më te thjeshtë. Por amerikanët kërkojnë që të parët të jenë politikanët, pra ministra, deputetë e kryetarë bashkie, më pas të hetohen prokurorë e gjyqtarë, ndërsa imunë nuk duhet të jenë dhe biznesmenët që bashkëpunojnë me politikën, apo dhe drejtorë administrate. Ashtu siç gazeta e raportoi një ditë më parë, në Tiranë ka mbërritur një grup me 5 ekspertë të DASH, të cilët po zhvillojnë takime me të gjithë anëtarët e institucioneve të reja të drejtësisë.

Mesazhi i tyre ka qenë që të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet dhe SHBA është e gatshme të ofrojë ndihmë financiare e teknike. Po ashtu pritet që shumë shpejt të vijnë dhe ekspert të FBI që do të asistojnë në goditjen e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Raporti i DASH

Në raportin e amerikanëve, thuhet se politika po bën shumë presion ndaj sistemit të drejtësisë. Sipas tyre, kjo ka bërë që shumë zyrtarë të mos hetohen. “Megjithëse Kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, korrupsioni dhe burimet e kufizuara parandalojnë pavarësinë dhe efikasitetin e tij.

Seancat gjyqësore shpesh nuk janë të hapura për publikun dhe rojet e gjykatave nuk lejojnë vëzhgues të marrin pjesë, por telefonojnë te gjykatësit për të kërkuar leje për persona të veçantë në gjyqe të veçanta. Disa agjenci shtetërore nuk i japin rëndësi vendimeve të gjykatave. Qeveria po zbaton një proces vetingu të monitoruar nga ndërkombëtarë për largimin e atyre me pasuri të pajustifikuar dhe ata që kanë lidhje me krimin Deri në gusht 44 për qind e gjykatëse e prokurorëve dështuan në veting dhe janë larguar.

Si rezultat i kësaj në Gjykatën Kushtetuese kanë mbetur vetëm 2 gjykatës; të tjerët janë shkarkuar gjatë vetingut ose janë dorëhequr para tij, dhe organi ka mbetur pa numrin e nevojshëm minimal”, thuhet në raport. Në raport përmendet dhe ngërçi i krijuar në Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë, ku shihet me shqetësim mungesa e gjyqtarëve. “Deri në gusht, 15 nga 19 vendet e Gjykatës së Lartë ishin po ashtu vakante deh gjykata ka shumë çështje të akumuluara.

Politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese kërcënon pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve”, thuhet në raport. Pra, amerikanët po dëshmojnë se janë shumë të informuar mbi zhvillimet në vendin tonë dhe sapo të nisë punën SPAK, janë ata që do udhëheqin luftën ndaj korrupsionit. /Kliti Topalli