Pak më parë folën për mediat aleatët e Bashës pro vendimit për djegien e mandateve. Shkurtimisht foli edhe kreu i LZHK, deputeti Dashamir Shehi i cili shkaktoi shumë të qeshura.
Dashamir Shehi tha se sa kohë të jetë Rama në qeveri, opozita do jetë gjithmonë bashkë. Mirëpo pati ndërhyrjen e Bashës në momentin që Shehi la të kuptohej për ndasi kur Rama mos të jetë më në krye te qeverisë.
Sheshi: E kam të shkurtër fare. Sa kohë të jetë Rama aty, aty do na shifni bashkë. Kjo punë është e mbyllur. Ato mandate s’na bëjnë ndonjë vlerë të madhe.
Ditën që të mbarojë kjo punë…
(I ndërhyn Basha)
Basha: Bashkë prapë do na shihni!
Shehi: Mund të shifni dhe ndonjë gjë ndryshe, po sa kohë të jetë ai aty këtu do na shifni