Ngërçi i krijuar për emrin e ri të Ministrit të Jashtëm, sipas deputetit Dashamir Shehi ishte i kotë. Në një intervistë për “Politika Online”, ai thotë se kjo tregon kokëfortësinë e kryeministrit Ramës që iu thotë njerëzve në partinë që drejton se ata janë gogla në dorën e tij.
“Unë nuk besoj që në PS nuk ka një diplomat të barabartë me atë që ishte, apo aq më keq me këtë që do vendosej si ministër.
Kjo tregon autoritarizmin e vetë. Që këtu jam unë, ky ishte njeriu im, ishte krahu im, ju doni të prisni krahun tim, unë hyj vetë me dy krahët e mi. Ai që do vinte si ministër, ishte një fasadë se në fund të fundit ishte bërë ai vetë”.
Zoti Shehi tha se debati i hapur për Gent Cakajn se ishte pro ndryshimit të kufijve ishte i fryrë, madje një kritikë e pati dhe për presidentin Ilir Meta.
“Presidenti dhe kryeministri kanë bërë beteja me plumba manovra e kam quajtur unë. Janë ato plumba që bëjnë vetëm zhurmë.
U bë një zhurmë për atë ministrin e Brendshëm, e gjithë zhurma u bë se ky ishte me spaleta apo jo… Presidenti duhet të qëndrojë në funksionin e vetë institucional, opozita të bëjë opozitën e vetë nuk mund të presi që opozitën t’ja bëjë presidenti. I kësaj bindjeje jam unë, brenda opozitës mundtë ketë zëra të tjerë”, deklaroi Shehi.