Non Grata Sali vazhdon të flasë akoma lartë poshtë, madje edhe në parlament, kur është i dënuar nga SHBA dhe Britania e Madhe për protestat për `”liri dhe demokraci” të tipit Sali. Madje ai deklaroi se protesta e radhës do të jetë kur këtu të zbresë Europa, duke iu referuar samitit të 6 dhjetorit.
Samiti i radhës mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë, teksa do të jenë në Tiranë liderë europianë.
“Parlament në të cilin nuk respektohet asnjë nen i rregullores, asnjë nen kushtetutës. bëhet gjithçka në funksion të shuarjes së zërit të opozitës, vetëm e vetëm se këta qeveritarë janë të trembur. Nuk duan të denoncojmë për publikun.
Por ne do u hyjmë në zyrat e tyre me 6 dhjetor për tu treguar europianëve se kush është qeveria.
Por ja çfarë deklaron Dash për këtë fatkeqësi aksidentale të ishlidershipit në Shqipëri:
Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin për klimën e investimeve në Shqipëri, flet edhe për Sali Berishën, edhe pse nuk ia ka përmendur emrin.
Në paragrafin për mjedisin politik dhe sigurinë, DASH shprehet se dhuna politike në vendin tonë është e rrallë, por një ish-kryetar shqiptar partie tentoi të hynte me forcë në selinë e partisë.
Në raport, citohet edhe vrasja e katër protestueseve në 21 janar të vitit 2011, kohë kur Berisha ishte në krye të qeverisë.
“Dhuna politike është e rrallë, rasti më i fundit është një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i shpallur non grata për korrupsion, për të pushtuar selinë e partisë në janar 2022. Rasti kërkoi ndërhyrjen e policisë.
Zgjedhjet në Shqipëri të prillit 2021 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore, ashtu si edhe zgjedhjet lokale të qershorit 2019.
Më 21 janar 2011, forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike.
Në marrëdhëniet e saj të jashtme, Shqipëria zakonisht ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe ruan marrëdhënie përgjithësisht miqësore me vendet fqinje”, shprehet DASH./ Ekskluzive.al