osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

DASH mesazh pushtetarëve të korruptuar/ Ka ardhur koha e llogaridhënies në Shqipëri: Do i shkojmë deri në fund reformës në drejtësi!

DASH mesazh pushtetarëve të korruptuar/ Ka ardhur koha e llogaridhënies në Shqipëri: Do i shkojmë deri në fund reformës në drejtësi!

Amerikanët duket se janë të bindur në planin e tyre për t’i shkuar deri në fund Reformës në Drejtësi. Edhe pse eksponentë të caktuar shprehen se Reforma në Drejtësi është produkt i Soros dhe i Ambasadës Amerikane të kapur prej tij, faktet tregojnë të kundërtën. Për këtë reformë është investuar vetë Uashingtoni dhe kjo është një garanci se ajo nuk do të dështojë. Byroja Kundër Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në DASH ka publikuar një raport sa i takon ndihmës që po i jepet Shqipërisë në instalimin e shteti ligjor.

Aty tregohen arsyet se përse SHBA është rreshtuar krah nesh, ndërsa bëhet e qartë se do vijohet të punohet që të ketë një sistem të drejtë drejtësie dhe kriminelët e të korruptuarit të japin llogari. Sipas raportit, objektivi kryesor është: “SHBA kërkon të krijojë një Shqipëri të qëndrueshëm e demokratike, të integruar plotësisht në komunitetin Euro-Atlantik, ku tësundojë zbatimi i ligjit.Programet e Byrosë ndihmojnë në forcimin e rendit ligjor dhe aftësitë e agjencive shqiptare ligjzbatuese për të parandaluar krimin dhe kërcënimet e krimit transkombëtar. Ato promovojnë dhënien e llogarisë para drejtësisë dhe zhvillimin afatgjatë të sistemit të drejtësisë me anë të përmirësimit të legjislacionit dhe ndjekjen e suksesshme penale të krimit të organizuar, korrupsionit e krimeve financiare”. Nga ana tjetër theksohet se SHBA duke ndihmuar Shqipërinë dhe shtetet e tjera në nevojë, kontribuon që të ulet niveli i krimit që depërton deri në shtetet amerikane. “Byroja e Narkotikëve dhe e zbatimit të Ligjit të Departamentit Amerikën të Shtetit (INL) punon për sigurinë e amerikanëve në SHBA duke luftuar krimin ndërkombëtar, drogat dhe destabilizimin jashtë vendit. INL ndihmon vendet që japin drejtësi për qytetarët e tyre duke forcuar policitë, gjykatat dhe sistemet e korrektimit. Këto përpjekje reduktojnë krimin dhe drogat që vijnë në brigjet amerikane. Aleati i NATO, Shqipëria është në gjendje të vështirë nga korrupsioni i gjerë, institucionet e dobëta dhe ekonomia e kufizuar, por vazhdon të jetë një partner aktiv dhe me vullnet për kontributet rajonale të sigurisë. Krimi i organizuar transkombëtar me bazë në Ballkan dhe jashtë tij, ka impakt të ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara me anë të aktiviteteve kriminale si me anë të internetit dhe me anë të trafiqeve”, thuhet në dokument.

Më tej jepen detaje dhe nga arritjet që janë shënuar falë asistencës së amerikanëve. SHBA është ndër vendet që ka dhënë kontribute financiare dhe ekspertizë ligjore për të realizuar reformën në drejtësi. “Asistenca e INL për qeverinë e Shqipërisë ka kontribuar në sukseset e mëposhtme: Krijimi i njësive të përbashkëta Investigative të përbëra nga policia dhe prokurorë për hetimin e rasteve të korrupsionit. Modeli i suksesshëm në Tiranë është përsëritur në gjashtë qytete të tjera. Përshtatja e amendamenteve kushtetuese dhe hartimi i legjislacionit të nevojshëm për hetimin e ndjekjen penale të korrupsionit e krimit të organizuar; amendamentet kushtetuese për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë e gjykatësve, ligji civil anti-mafia për sekuestrimin e aseteve dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Heqja e porteve të Shqipërisë nga lista e zezë e Rojës Bregdetare të SHBA të porteve që nuk plotësojnë standardet ndërkombëtare të sigurisë. Një inspektim në vitin 2009 nga Roja Bregdetare e SHBA vendosi se ato përshtaten me standardet ndërkombëtare të sigurisë së porteve (ISPS). Krijimi i Administratës Detare për mbikëqyrjen e operacioneve në porte dhe në mjete detare me flamurin shqiptar”, thuhet në raport. Përmes këtij dokumenti, tregohet se Reforma në Drejtësi është e drejtuar nga DASH dhe SHBA do i shkojë deri në fund asaj./Sot/ Kliti Topalli