Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një deklaratë të fortë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se nuk ka shance që Amerika t’i dorëzojë çelësat e filtrave në politikë, Lulzim Bashës.
Sipas tij, DASH ka folur troç: “Berisha me korrupsionin e tij, minoi demokracinë dhe pasuroi aleatët e tij”.
“Nuk ka shans që Amerika ti besoj Lulzimit, çelësat e filtrave në politik, sepse Departamenti Shtetit ka folur troç: “Berisha me korrupsionin e tij, minoi demokracinë dhe pasuroi aleatët e tij”.
E kush përfitoi më tepër nga korrupsioni dhe pushteti i Berishës?
Pa dyshim Lulzimi: 16 poste, në 16 vjet.”, shkruan Spahiu.