osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

DASH alarm për nivelin e korrupsionit: Hetime për politikanë, gjyqtarë dhe biznesmenë, dërgon zyrtarë në Tiranë për ngritjen e SPAK

DASH alarm për nivelin e korrupsionit: Hetime për politikanë, gjyqtarë dhe biznesmenë, dërgon zyrtarë në Tiranë për ngritjen e SPAK

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë sërish alarmin sa i takon nivelit të korrupsionit në Shqipëri. Dje ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut dhe theksi vihet te mosndëshkueshmëria e pushtetarëve të korruptuar. Në raport thuhet se politikanë e gjyqtarë i shpëtojnë hetimeve përmes presioneve. Për këtë arsye amerikanët kanë kërkuar që të bëhet më shumë në këtë aspekt, duke kërkuar në këtë mënyrë ndëshkime në nivele të larta. “Mosndëshkimi mbeti problem.

Ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale. Në përgjigje të kësaj, autoritetet kanë ndërmarrë një veting të monitoruar ndërkombëtarisht të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kanë skualifikuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar”, thuhet në raport. Më tej bëhet e ditur se pavarësisht lëvizjeve të prokurorisë, ajo përballet me presion nga politika.

Kjo ka bërë që shumë zyrtarë të jenë imunë ndaj hetimeve për përfshirje në afera. “Një numër agjencish qeveritare kanë hetuar rastet e korrupsionit, por prej burimeve të kufizuara, daljeve të informacionit sekret, ndryshimeve të shpeshta përgjegjësive dhe presionit politik real ose të perceptuar, hetimet janë penguar. Në disa raste të veçanta ku janë përfshirë aktorët ndërkombëtarë, agjencitë anti-korrupsion kanë bashkëpunuar me shoqërinë civile”, thuhet në raport.

Ngritja e SPAK

Në të njëjtën ditë me publikimin e raportit, DASH ka dërguar ekspertë në Tiranë për luftën ndaj korrupsionit. Dje kreu i KLP, Genti Ibrahimi ka pritur në zyrën e tij pesë përfaqësues të Byrosë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës. Ky është një projekt i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe është krijuar për të mbështetur strukturat e reja të drejtësisë në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite blic në Shqipëri, mësohet se zyrtarët e DASH janë informuar se në çfarë faze është ngritja e SPAK dhe BKH.

Ata kanë kërkuar nga Genti Ibrahimi informacione se çfarë po ndodh me hartimin e rregullores përmes së cilës do të përzgjidhen anëtarët e SPAK si edhe me hartimin e raporteve për kandidatët prokurorë. Sipas informacioneve, ekspertët amerikanë kanë dhënë ultimatum që të mos ketë asnjë zvarritje në këto dy pika dhe në procesin e vetingut për kandidatët, me qëllim që SPAK dhe BKH të jenë gati sa më parë.

Ata kanë kërkuar që nisja e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta të mos shtyhet më për asnjë arsye. Në kuadër të kësaj kërkese, drejtoresha e Byrosë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogë, Julie Craven siguroi KLP se SHBA do të japë asistencë financiare, juridike dhe programe trajnimi për organet e reja të drejtësisë. Në këtë mënyrë, amerikanët po paralajmërojnë se epoka e ndëshkimit të zyrtarëve të lartë po afron.

Ibrahimi jep “llogari” para zyrtarëve të DASH

Kryetari i KLP, Genti Ibrahimi iu përgjigj interesit të zyrtarëve të DASH për procesin e ngritjes së SPAK dhe BKH. Ai prezantoi para të pranishmëve punën e deritanishme të Këshillit dhe angazhimin intensiv e të gjithë anëtareve në përgatitjen e dy rregulloreve: një për anëtarët e SPAK dhe një për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Ibrahimi evidentoi faktin se Këshilli duhet të përballojë një punë voluminoze përsa i përket vlerësimit me rigorozitet dhe profesionalizëm të dosjeve të prokurorëve ekzistues aktualisht në sistem në kushte kur KLP funksionon ende pa staf administrativ mbështetës, rekrutimi i të cilit pritet të zhvillohet në muajt në vijim. lëvizjet e amerikanëve tregojnë se shumë shpejt dhe në vendin tonë do nisin goditjet në nivele të larta. /Mimoza Ibra