Paraditen e sotme ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, 8 zyrtarëve të kësaj bashkie, si dhe 2 administratorëve.
Në kërkesën që SPAK ka depozituar në gjykatë kërkon masën e sigurisë “Arrest me burg” për 7 prej tyre, ndërsa në masën “Arrest shtëpie” 4 të tjerë.
SPAK i akuzon këta persona për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera.
Sipas Prokurorisë së Posaçme këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar një kompani për rehabilitimin e nja kanali vaditës në Lushnjë me vlerë 24 mln lekë.