Dalin fotot e dy prej autorëve të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali më 30 mars të këtij viti.
Polici e Shkodrës arrestoi sot shtetasin Arsen Stojku, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës dhe Myslim Rama, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Ibrahim Lici, 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe e shtetasit D. B., 29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”.
Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.
Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre.
Vazhdon puna për hedhjen dritë mbi motivin e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.