Janë publikuar fotot e tre personave të shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut.
Mes tyre është edhe i dashuri i Elvana Gjatës, Ervin Mata.
Për policinë, i dyshuari kryesor i krimit është truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe njëkohësisht edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Marvjol Bilo.
Nga kronologjia e ngjarjes mësohet se Marvjol Bilo, Fabian Allushi dhe Ervin Mata tashmë të shpallur në kërkim, u implikuan në ngjarjen e rëndë.