Kanë dalë para pak çastesh rezultatet e exit poll për zgjedhjet në Britaninë e Madhe. Ato parashikojnë një fitore të madhe të laburistëve të drejtuar nga Sir Keir Stramer duke rrëzuar nga pushti konservatorët e kryeministrit Rishi Sunak që qëndronin në qeveri prej 14 vitesh.
Nëse këto shifra do të konfirmohen, në parlamentin me 650 depuetetë, laburistët do të kenë 410 deputetë, 170 më shumë se nevoja. Kjo do të thotë se Sir Keir Starmer do të bëhet kryeministër me një shumicë të pak më të vogël se ajo që mori Tony Blair në 1997.
Konservatorët parashikohet të bien në 131 deputetë, numri i tyre më i ulët në historinë e pasluftës. Liberal-demokratët parashikohet të jenë të tretët me 61 deputetë. Partia Kombëtare Skoceze ka rënë në 10 deputetë.
Exit poll bazohet në të dhënat e votuesve në rreth 130 qendra votimi në Angli, Skoci dhe Uells, por jo në Irlandën e Veriut. Në 5 zgjedhjet e fundit të përgjithshme, exit poll-i kanë qenë të sakta duke gabuar me një marzh nga 1.5 në 7.5 vende.