Rrëmbimi i një fëmije 7-vjeçar nga fshati Goran i Mesem i Maqedonisë së Veriut që u trajtua ditën e sotme në emisionin “Pa Gjurmë” nxori në dritë një fakt i cili mund të zbardh zhdukjen e 6 vjeçares Bleona Mata në 10 maj të 2010. Policia e shtetit fqinj ka vënë gishtin mbi një shtetas kroat që dyshohet edhe për rrëmbimin e dy fëmijëve të tjerë.
“Djali la çantën e shkollës dhe doli të luante me shokët e tij. Pas disa orësh, ne u alarmuam dhe shkuam në polici. Fqinjët treguan se një makinë e bardhë e parkuar afër banesës sonë më rrëmbeu djalin. Nuk morëm vesh gjë tjetër ato ditë veç dy muaj më pas dëgjuam në lajme se djali jonë ishte parë afër Kumanovës dhe ishte i lidhur. Ishte një person i panjohur për banorët e zonës që mbante djalin dhe i kishte lidhur duart, këmbët edhe gojën. Sapo e pamë lajmin në televizor shkuam me urgjencë në polici, por ky informacion nuk u verifikua asnjëherë”- rrëfeu nëna e vogëlushit 7-vjeçar.