Mbajta në burg të Fredi Belerit dhe mospranimi i kërkesës së tij, me qëllim që ai të betohet dhe të marrë përsipër detyrën si kryebashkiak i zgjedhur më 14 maj, ka qenë çështja e diskutimit të ministrit të Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis mes kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Kryedipliomati grek veç pranisë së tij në samitin e ministrave të Jashtëm në kuadër të procesit të Berlinit ka pasur edhe një agjendë tjetër, atë të diskutimit me Tiranën zyrtare për çështjen Beleri.
“Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga shteti i së drejtës evropiane dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë”, theksoi në deklaratën e tij Gerapetritis. Gjithashtu, ai tha se me Edi Ramën ka biseduar për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, shkruajnë mediat greke.
Ndërsa vetë Rama ka postuar në rrjetet sociale pamje të takimit me kryediplomatin grek. Por mediat greke shkruajnë se kryediplomati grek ka pasur një debat me ministrin e Jashtëm shqiptar sa i përket censusit të nisur nga Shqipëria për regjistrimin e popullsisë.
“Jam i informuar si për çështjet që kanë të bëjnë me diasporën, si mbi të gjitha kërkesa për të pasur integritet në procesin e regjistrimit që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri, ashtu edhe për punën e madhe arsimore, baritore dhe kulturore të kryer. nga Kryepeshkopata, e cila do të mbështetet nga shteti grek siç ka bërë vitet e kaluara”, nënvizoi ministri i Jashtëm në deklaratën e tij.
Kryediplomati grek ka pasur takim me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dulen, me kryepeshkopin Janullatos, si dhe në ambasadën greke në Tiranë dhe me komunitetin grek.