Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka kujtuar sot një ngjarje shumë të komentuar nga mediat dhe opinioni publik që bëri jehonë në mbarë botën.
Po flasim pikërisht për ngjarjen e 14 tetorit 2014, në Beograd ku flamuri i Shqipërisë së madhe apo etnike zbarkoi në zemër të kryeqytetit serb, i hedhur nga Ballist Morina në ndeshjen e kombëtares shqiptare e cila u fitua në tavolinë nga ne me rezultatin 3 me 0. Ai kujton rrëmujën dhe sharjet që bënë tifozët serbë ndaj himnit tonë kombëtar, por edhe ndaj futbollistëve kuq e zi.
“Asgjë nuk harrohet… 4 vite më parë në Beograd”-shkruan Hoxha në një postim në rrjetet sociale.
…Ja cfare bejne huliganet 'nacionaliste,patriote'serb ,kur kendohet himni shqiptar!!!
Publiée par Artan Hoxha sur Jeudi 16 octobre 2014