osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Dajti” hoteli më modern i Ballkanit që berishët e kthyen në “banjë publike”

“Dajti” hoteli më modern i Ballkanit që berishët e kthyen në “banjë publike”

Prej pothuajse tre dekadash, që nga çasti kur iu vu dryni dhe iu bë inventari i pjatave, pirunëve dhe shandanëve, ai u la në mëshirë të erozionit dhe asgjë tjetër. Për një kohë të gjatë u përdor si banjë publike pasi i mungonte dhe rrethimi i duhur me një gardh ku të mos lejohej të kalonte kush. Tanimë kemi një pamje krejt të re të një prej godinave simbol të kryeqytetit.

Në vend të hotelit luksoz dhe gjithë shkëlqim, sot gjen një ngrehinë pa asnjë identitet të rrethuar me llamarina. Ky është hotel “Dajti, me një sipërfaqe të përgjithshme e territorit prej 8760 metra katror, ndërsa sipërfaqja nën objekt është 10240 metra katror, shkruan Respublica. Arkitektura e hotelit është e stilit modern, cilësohet për plasticitet që ia japin lozhat e thella. Për shumë kohë ka qenë hoteli më modern i Ballkanit, duke përfaqësuar ndërtimin më interesant në Tiranë.

Për shumë kohë Hotel Dajti është vlerësuar si një nga simbolet e turizmit shqiptar, veçanërisht përpara viteve ’90-të, ku ai ishte ndalesa kryesore e të huajve, të cilët vizitonin Shqipërinë.

Deri në vitin 1995, ndërmarrja Hotel “Dajti” ka qenë lider në fushën e hotelerisë dhe ka rezultuar me bilance mjaft pozitive. Për një kohë ekzistonte projekti për ta kthyer hotel “Dajtin” në Ministri të Jashtme. Por as kjo nuk funksionoi.

Ndërsa së fundmi Këshilli Kombëtar i Restaurimit ka pezulluar punimet në fasadën e ish-hotel “Dajtit”, i blerë nga Banka e Shqipërisë, për t’u kthyer në mjedise të këtij institucioni.

Është shpjeguar se arsyeja ka të bëjë me daljen nga projekti fillestar i hotel “Dajtit”, i realizuar në fund të viteve ‘30 nga arkitekti italian, Gherardo Bosio. Meqenëse godina është objekt i kategorisë së dytë, fjala e fundit për fatin e këtij objekti, i mbetet tashmë Këshillit Kombëtar të Territorit. Banka e Shqipërisë ka blerë godinën e hotel “Dajtit” me një vlerë prej rreth 4 miliardë lekësh, 5 vite më parë.

Nga ajo kohë objekti ka pësuar degradim. Kthimi i ish-hotel “Dajtit” në zyra të bankës ka ngjallur mjaft debate në publik, për shkak të vlerave historike që ai mbart.