Këngëtari i njohur, Stresi, i cili njihet për djalin paksa “problematik”, por ndryshe nga kjo, në intervistat e tij ai zakonisht tregon djalin me zemrën e madhe, punëtor dhe shumë i dedikuar ndaj familjes së tij.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Stresi ka treguar historinë e dhimshme të babait të tij, të cilin nuk e ka njohur në vitet e para të jetës pasi ai gjendej në burg për shkak të regjimit.
Reperi ka treguar gjithashtu se dajën e tij e thërriste baba, duke qenë se babain e tij nuk e kishte parë ndonjëherë. Ai gjithashtu kujton kohën kur shkonte ta takonte në burg dhe mund t’i prekte vetëm gishtat e tij përmes birucave të burgut.
“Gjithmonë marr kritika shumë të mëdha se pse nuk e përmend babain nëpër intervistat e mia por vetëm nënën. Normalisht që nëna zë vendin e parë në familje mirëpo babai është shtylla kurrizore dhe si mund të jetojë njeriu pa atë. Babain nuk kam patur dëshirë ta përfshi në intervistat e mia sepse ka qenë një burrë jashtë kamerave dhe këtë rregull të jetës, ai e theu për mua”.
“Te them të drejtën, kur babi është kthyer në shtëpi pas demokracisë, që doli nga burgjet e diktaturës ka qenë një njeri me mjekër. Motra dhe vëllai që janë më të mëdhenj më tregojnë se kur shkonim që e vizitonim, kanë qenë disa biruca trekëndësh me hekura me dy vrima dhe që babai nxirrte gishtat. Dhe unë nuk e kam ditur kurrë se kë po prekja me dorë por që e kam gjithmonë në memorien time”.
“Kur ka ardhur në shtëpi në 92′ apo 93′, e shihja si i frikësuar se kush ishte ky burrë i huaj në shtëpinë tonë. Ngaqë nuk kisha babain, e thërrisja dajën timë baba, sepse nuk e kisha pranë për shkak të regjimit“, shton Stresi.