Vrasja në mënyrë makabër e 11-vjeçares, Vasiliki, në Greqi, ka shkaktuar një valë zemërimi në fshatin Pirgos ku ndodhi ngjarja.
Mediat greke raportojnë se disa persona, ditën e djeshme (12 qershor) i vunë flakën banesës ku autori jetonte me familjen në shenjë hakmarrjeje.
Në momentin e zjarrvënies, asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ndodhej në zonë pasi të gjithë të afërmit e tij thuhet se janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes.
Lidhur me vrasjen e 11- vjeçares dhe zjarrin e rënë në banesë, ka reaguar bashkëshortja e 37-vjeçarit, e cila tha se për fat të mirë ajo dhe fëmijët e saj nuk ndodheshin brenda në banesë.
Ajo tregon se dy persona kishin shkuar atje dhe i kishin vënë zjarrin, ku një pjesë e mirë e banesës u shkrumbua nga flakët, ndërsa shtoj se nuk do të ketë asgjë më me burrin e saj.
“Cila grua do të donte të kishte një marrëdhënie me të? Shumë njerëz më akuzojnë për këtë dhe mund të kenë të drejtë që nuk e kuptova. E dija që ishte akuzuar për përdhunim, por unë dhe i gjithë fshati besonte se ai ishte i pafajshëm. Unë fola me avokatin e tij dhe ai më tha se gjithçka ishte në rregull.
Ai do të shpallet i pafajshëm në Gjykatën e Apelit. Dhe aty u binda. Asnjë fëmijë nuk e meriton atë që pësoi Vasilika . Unë dhe Lulia jemi motra, shoqe fëmijërie. E kam konsideruar si motrën time dhe do ta bëj gjithmonë dhe do të doja shumë të isha me të tani me atë që po kalon.
Nuk dua ta shoh dhe shpresoj të dalë i vdekur prej andej. Për mua nuk ekziston. Thjesht duke më thënë njerëzit ai është burri yt, më zemëron . Të mëdhenjve ua kam thënë tashmë, se ai nuk ekziston më për ne, pasi ia ka bërë këtë gjë”, ka shtuar ajo.