osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Daja i Ilir Metës financoi LSI-në dhe mori miliona euro tendera nga ish-kryebashkiakët e Skraparit dhe Përrenjasit! Fakte për një tjetër skemë abuzimi

Daja i Ilir Metës financoi LSI-në dhe mori miliona euro tendera nga ish-kryebashkiakët e Skraparit dhe Përrenjasit! Fakte për një tjetër skemë abuzimi

Teksa Ilir Meta ka nisur të flasë për luftë kundër korrupsionit pas ndryshimit të emrit të partisë nga LSI në Partia e Lirisë, Report Tv sjell sot për herë të parë të dhëna zyrtare, të cilat ngrenë dyshime të forta për një tjetër skemë korrupsioni të kryetarit të Partisë së Lirisë me paratë publike. Vladimir Metani, i njohur si daja i Ilir Metës, ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit për punë publike, ku në të njëjtën kohë rezulton financues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, partisë së nipit të tij.

Metani, të cilit Meta i ka besuar drejtimin e fushatave elektorale në Kamëz, i ka përfituar paratë publike kryesisht nga bashkitë, gjatë kohës që drejtoheshin nga përfaqësues të LSI, pra nga njerëzit e besuar të Ilir Metës, por edhe nga kryebashkiakët të PS gjatë qeverisjes PS-LSI dhe më pas.

Të zgjedhurit e LSI kalonin paratë publike në llogaritë e dajës së Ilir Metës, përmes tenderave të dyshimtë dhe në vlera të mëdha, ndërsa Metani më pas i kalonte një pjesë të parave në llogaritë e LSI-së. Jo vetëm kaq. Në të njëjtën kohë kur merrte para publike, Metani mblidhte vota për LSI-në në zonën e Kamzës. Është pothuajse e njëjta skemë si me kunatin e Ilir Metës, Drini Kryemadhi, me ndryshimin se në rastin e dajës bëhet fjalë për miliona euro.

Metani financues i LSI-së

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar një raport financiar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2016. Bashkë me raportin edhe listën e donatorëve. Mes financuesve të LSI-së figuron edhe emri i Vladimir Metanit, dajës së Ilir Metës. Në vitin 2016, Metani ka kaluar në llogaritë e LSI-së 9.6 milionë lekë të vjetra. Në këtë listë figuron edhe Drini Kryemadhi, vëllai i Monika Kryemadhit, i cili ka përfituar 350 mijë USD në formë pagash nga koncesionari i kolaudimit të mandarinave SGS. Mes donatorëve ka edhe biznesmenë të tjerë që kanë përfituar para publike, në konflikt interesi dhe nën hije të forta korrupsioni.

Metani merr para publike nga kryebashkiakët e LSI-së

Vladimir Metani është pronar i vetëm i kompanisë së ndërtimit ‘Desaret Company’, me nipt: K01816001J, themeluar në vitin 1996.

Në 22 qershor 2016, Bashkia e Skraparit, e kontrolluar deri në vitin 2019 nga Ilir Meta, ka shpallur fituese kompanitë ‘Desaret Company’ dhe ALB LEAA INTERNATIONAL të tenderit me vlerë rreth 2 milionë euro, për rikualifikim të disa hapësirave në Skrapar. Diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është rreth 600 mijë lekë.

Në 7 korrik të vitit 2017, Bashkia e Skraparit e ka shpallur fituese kompaninë e Metanit të tenderit me vlerë rreth 500 mijë USD për rikonstruksionin e Shkollës 9 -Vjeçare “Kahreman Ylli” në Çorovodë. Tenderi është shënjuar më flamur të kuq për shkak të anulimit më shumë se një herë. Ndërkaq, diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është vetëm 342 199 lekë. Në 24 prill të vitit 2018, ‘Desaret Company’, do të shpallej po nga Bashkia Skrapar fituese e tenderit për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Munushtir, me vlerë rreth 100 mijë euro.

Bashkia e Skraparit është drejtuar nga viti 2011 deri në vitin 2019, për dy mandate nga Nesim Spahiu si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe konkretisht njeri i besuar i Ilir Metës. Në 22 korrik 2015, duke marrë pjesë në ceremoninë e betimit të kryetarit të ri të Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu, i rizgjedhur, Ilir Meta shprehej se “Bashkia e Skraparit të jetë një model i zhvillimit, një model i suksesit, një model i bashkëpunimit dhe një model i zgjidhjes së problemeve vendore me konsensus dhe gjithnjë duke patur në qendër të vëmendjes problemet e qytetarit pa asnjë paragjykim partiak apo politik”.

Sipas BIRN, Spahiu nuk justifikon me burime të ligjshme të paktën 45 milionë lekë nga pasuria e tij. Spahiu është zgjedhur si i besuar i Metës në Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë.

Tre tendera të tjerë për punë publike, me vlerë mbi 1.5 milionë euro, Metani i ka marrë po nga Bashkia Skrapar, nën drejtimin e Adriatik Memës, përfaqësues i PS. Me sa duket lufta e egër politike në Tiranë nuk ka ndikuar në ‘bashkëpunime’ të kësaj natyre në Skrapar.

Miranda Rira e Përrenjasit tender dajës së Metës

Në maj të vitit 2015, Ilir Meta prezantoi Miranda Rirën si kandidate të LSI për Bashkinë e Përrenjasit. Meta pretoi ndër të tjera se Miranda Rira “do ta bëjë bashkinë e re të Përrenjasit një vend ku të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre, dhe mendoj se ky do të ishte suksesi më i madh dhe lumturia më e madhe edhe për atë vetë si kryebashkiake e re Përrenjasit”.

Nëse nuk ta bërë të rinjtë, e sigurt është se Miranda Rira ka bërë të lumtur dajën e Ilir Metës, Vladimir Metanin.

Në 3 maj 2017, kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira, ka shpallur fituese kompaninë e dajës së Ilir Metës si dhe kompaninë A.N.K, të tenderit për ndërtimin e ujësjellësit Dritaj-Fanje-Karkavec, Bashkia Prrenjas, me vlerë 112 383 637 lekë ose rreth 1 miionë euro. Diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese ishte 880 357 lekë.

Vitin e kaluar Miranda Rira përfundoi në SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ish kryebashkiakja Rira nuk ‘pa’ vetëm dajën e Ilir Metës, por edhe rrethin e saj familjar.

Vajzën e motrës, Mirela Dashin, e emëroi kunatën Servete Rira në bashki, vajzën e dajës Dashurie Çollaku specialiste, inspektor finance, djalin e dajës, Bergin Karaj, specialist të emergjencave civile, djalin e tezes. Enver Alla, roje shkolle, djalin e tezes Ervin Balla, specialist i emergjencave civile, kushërirën Nasibe Kanani inspektor për mbrojtjen e konsumatorit, në pozicione të tjera dalin e dajës Ilmi Karaj, djalin e motrës Mili Vasku, djalin e dajës Irfan Bogdani, djalin e tezes Ilir Balla, djalin e krushkut etj. Edhe Miranda Rira, ashtu si Nesim Spahiu, është zgjedhur në në Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë.

Ligji zgjedhor

Neni 89 i Kodit Zgjedhor kufizon partitë politike që të përfitojnë fonde nga kompani apo aksionerë kompanish, të cilët në dy vitet e fundit kanë fituar fonde publike, kontrata apo koncesione me vlerë mbi 10 milionë lekë. U mbetet organeve ligjzbatuese për të verifikuar nëse Vladimir Metani i ka dhuruar paratë LSI-së para apo pasi ka marrë tenderin me vlerë 2 milionë euro nga ish kryebashkiaku i LSI-së në Skrapar në 22 qershor 2016. Pori, janë disa elementë që ngrenë dyshime për një skemë abuzimi si: Lidhja e Metanit me Ilir Metën, drejtimi i fushatave të LSI-së nga Metani, financimi i LSI-së dhe tenderat e firmosur për kompanitë e tij nga kryebashkiakët e LSI-së. /Adriatik Doci /Shqiptarja.com/