osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

D.hunuesit e “Astirit” mbeten në b.urg, çuni i Fahriut: Edi Rama i shpalli luftë sot “Astirit”

D.hunuesit e “Astirit” mbeten në b.urg, çuni i Fahriut: Edi Rama i shpalli luftë sot “Astirit”

Gjykata e Tiranë vendosi masë sigurie arresti me burg për tre protestues të arrestuar në lidhje me dhunën në tubimin e opozitës më 21 mars para Parlamentit, ndërsa tre të tjerëve ju dha masa e arrestit shtëpiak.

Dorjan Protoduari, Mariglen Doci dhe Emiljan Mustafa do të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve të nisura për goditjen ndaj institucioneve dhe forcave blu të policisë. Ndërkohë Bledar Dollia, Jorges Gjikola dhe Arbër Kola u lanë në arrest shtëpie.

Këtë seancë gjyqësore veç familjarëve të tyre e ndoqën edhe përfaqësues politikë, ish-deputetë të PD-së dhe LSI-së. Klevis Balliu tha se me këtë vendim, që sipas tij është i ndikuar politikisht, kryeministri Edi Rama i shpalli luftë banorëve të zonës së Astirit.

Një nga të arrestuarit, Protoduari është banor i Astirit që bashkë me qytetarë të tjerë të kësaj zone protestojnë prej muajsh kundër projektit të Unazës së re.

Në grup ata ju bashkuan edhe tubimit të PD-së, por Balliu, i cili ka qenë në mbështetje të protestës së tyre për muaj me radhë, thotë se Protoduari nuk ka qenë fare në ballë të përplasjeve të simpatizantëve me Policinë e Shtetit, në kordonin me efektivë para Kuvendit.

“Protoduari nuk ka qenë fare tek pjesa kur përplaseshin, kur pati disa shtyrje të vogla me policinë e shtetit. Edi Rama, i shpalle luftë sot Astirit. Do të të ndjekim, se je në kafe, në restorante, ne takime, do të të ndjekim me protesta.

Na kap na fut në burg, nuk do ndalemi së protestuari edhe nga burgu”, tha Balliu duke evidentuar faktin se familja e Dorjan Protoduarit ka qenë e përndjekur. “Dhjetëra të pushkatuar në familjen Protoduari nga etërit e kësaj qeverie”, shtoi ai.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari e quajti vendimin e gjykatës, një gjykim politik, ndërsa paralajmëroi se të enjten do të protestohet sërish, kur të mbahet seancë plenare.

“Edi Rama sot bën një gjyq politik për të trembur banorët e Unazës së Re, për të trembur protestuesit, por të jeni të bindur që ditën e enjte, por dhe në protestat e tjera shumë herë më shumë protestues do të jenë në shesh sepse janë të bindur në rrugën e tyre.

Tanimë për Shqipërinë nuk ka më kthim pas, duhet të largohet Edi Rama dhe kjo qeveri mafioze që të çlirohen shqiptarët. Kjo është e qartë për të gjithë”, tha Braimllari.