Profil i “djallit” që qeshte, futur e bërë pronar në “shtëpinë e demokratëve”, të cilën pasi e boshatisi, e ka mbushur dingas me “plehra”, duke mos lënë asnjë gjurmë të kauzës së djathtë, të moralit dhe intelektualizmit, të ish-partisë së Dhjetorit ‘90
Me çfarë qyfyresh po zbulohen përditë, lidhur edhe me profilin e kreut zyrtar të PD, mund të dalë edhe ndonjë “proçkë”, që Lulzim Basha të mos jetë e të mos quhet Lulzim Basha, por me emër, datëlindje e fytyrë tjetër.
Pas ardhjes në PD nëpërmjet COP-it, skemë politike serbe kjo, rekomanduar nga Damir Fazlliç, tek Sali Berisha, për të justifikuar futjen e “misionarëve”, në kupolat politike të ish-vendeve komuniste, në rastin konkret dhe në PDSH, Lulzim Bashës, iu zbuluan 7 pasaporta kombëtare e ndërkombëtare, disa paralele si kohë, por me datëlindje të ndryshme.
– Iu zbulua fakti, se gjatë pushimeve verore të shkollës dhe pas përfundimit të gjimnazit në vitet 1990-1992, ka qenë i punësuar, kamarier i Ministrisë së Brendshme, në klubin e të huajve në Aeroportin “Rinas”.
Iu zbulua, fakti, që gjatë qendrimit në Kosovë, nuk ka qenë hartues i dosjeve të krimit që bënë serbët kundër shqiptarëve, por mbledhës dhe raportues materialesh lufte, kundër komandantëve të UÇK.
– Iu zbulua fakti, që Basha ka qenë, pjesë e skandalit të sajuar në “Shtëpinë Verdhë”, se gjoja komandantë, ushtarë të UÇK, mjekë e trafikantë shqiptarë, vrisnin serbë dhe u merrnin organet për transplant, ku Basha ishte prezantuar si “Topograf tokash” i Prefekturës Dibër.
– Iu zbulua raporti mjekësor, me të cilin, Basha i shpëtoi drejtësisë, gjatë hetimeve për skandalin e vjedhjes së 240 milionë eurove, nga fondet e rrugës Milot-Morinë, për të cilat iu mbyll dosja penale, me urdhër partiak mbi drejtësinë.
– Iu zbulua vila 200 mijë euro në Holandë, makina 72 mijë euro, piktura 6500 euro, orët e dorës 10 mijë euro, unaza e diamantit 11 mijë e 500 euro dhe lugë, filxhanë, pirunj, tabaka e pjata floriri me vlerë mijëra euro.
– Iu zbulua, leja e ndërtimit, që i ka dhënë vehtes, për zaptim me dhunë të tarracës së pallatit dhe ndërtim të 1 kati shtesë, të cilën fillimisht e mohoi si të pa ndërtuar, por u zbulua se atje jeton në 4 dhoma luksi.
– Iu zbulua para 3 ditësh, mos përfundimi i studimeve universitare, duke mashtruar në “CV”, sikur ka qenë i diplomuar “Shkëlqyer” në Holandë dhe me këtë gënjeshtër, u bë 3 herë ministër, 1 herë Kryetar Bashkie i Tiranës dhe 2 herë Kryetar i PD.
Një informacion i ardhur në “PAMFLETI”, zbulon se Kryetari i PD, Lulzim Basha (nëse quhet kështu), paska bërë edhe 3 gënjeshtar të tjera, deklaruar në “CV” e tij zyrtare, lidhur me fillimet si “figure” e lëvizjes “Dhjetori ‘90” e të tjera broçkulla, që nuk i beson njeri, mbasi përveç Azemit të vrarë në portën e PD, dhjetoristët e tjerë janë ende gjallë, paçka se kanë ikur e janë përzënë nga PD.
GËNJESHTRA E PARË/ Të dhënat zyrtare nga “CV” e tij, thonë se Lulzim Basha, në zgjedhjet e 22 marsit 1992 ka qenë vëzhgues i PD në KQZ dhe, në qendrat e votimit, mirëpo në atë muaj e vit, ai ishte ende gjimnazit 17 vjeçar, i lindur më 12 qershor 1974, dhe sipas ligjit zgjedhor duhet të ishte 18 vjeç, siç është edhe sot ligji në fuqi.
GËNJESHTRA E DYTË/ Deklaron në “CV”, se është bërë pjesë aktive dhe zyrtare e PD, në muajin janar 2004, si Drejtues i Kordinatorëve të “COP”, mirëpo “COP” është krijuar në mars 2005 dhe gënjeshtra trashet me shumë, kur 3 rreshta më poshtë kësaj “CV”-je, Luli deklaron, se nga muaji nëntor 2002, deri në muajin janar 2005, ka qenë zyrtar aktiv me kohë të plotë, i UNMIK në Kosovë.
GËNJESHTRA E TRETË/ Deklaron në “CV”, se është zgjedhur anëtar Kryesie i PD, në muajin maj 2004, por në atë vit, nuk ka pasur as kooptime në kryesi e as zgjedhje në parti, dhe Lulzim Basha nuk figuron në përbërjen e Kryesisë së PD, por është zgjedhur me propozim të Sali Berishës dhe kundërshtim të Jozefina Topallit, në Kongresin e 8-të të PD, zhvilluar më 23-24 prill 2005./Pamfleti