osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çupi akuzon Metën dhe Berishën se janë përfshirë në trafik të qenieve njerëzore, zbulon detaje tronditëse se si u eliminuan fizikisht 2 dëshmitarët e floririt të Krrabës

Çupi akuzon Metën dhe Berishën se janë përfshirë në trafik të qenieve njerëzore, zbulon detaje tronditëse se si u eliminuan fizikisht 2 dëshmitarët e floririt të Krrabës

Gazetari dhe analisti Frrok Çupi, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale, ai deklaroi se presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha janë të përfshirë në trafik të qenieve njerëzore.

Ai ka zbuluar edhe detaje tronditëse se si u eliminuan 2 dëshmitarët që kishin dijeni për floririn e Krrabës.“As Meta, as Berisha nuk e kanë të lehtë që t’i rrinë besnik njëri- tjetrit. Njëmijë herë më e vështirë është sikur njëri të provojë të tradhtojë tjetrin. Shfaqen si dy të dehur në të njëjtin rrugë. Herë i bien në gjoks njëri tjetrit, herë e shtyjnë tjetrin për në pusetë.

Gazetarët, kur i shikojnë që shtyhen dhe lëshojnë tinguj të turpshëm, japin alarmin e rremë se ‘u çanë Berisha dhe Meta!’. Por asnjëri nuk guxon. Kjo është një marrëzi që zgjat me dekada. Qysh atëherë kur ‘humbi’ floriri i shtetit dhe Meta thoshte ‘pashë Berishën’, e Berisha thoshte ‘Meta’.

Iliri ra dakord që ta mbante barrën për vete dhe floririn përgjysmë. Berisha i denoncoi botërisht edhe ‘dy kufoma që i kishte fshehur prapa Dajtit’, dhe ‘trafikun e qenieve njerëzore, dmth., të vajzave e fëmijëve shqiptarë drejt botës. Tani janë përqendruar në punë serioze për të shpërndarë pasurinë; sa te të besuarit, aq edhe te viktimat e tyre. Kur gënjehen viktimat, i zë marrëzia më e madhe”, tha ai.

Çupi: Berisha e di se nuk ka shpresë

Ndërkohë, Frrok Çupi u shpreh se Berisha ka ngritur dorë kundër Amerikës, gjë që sipas tij, askush tjetër nuk ka guxuan ta bëjë këtë gjë dhe të ngrejë dorën kundër superfuqisë. Ai tha, se nga ana tjetër Amerika ia ka bërë të qartë ish-kryeministrit Sali Berisha se ky i fundit nuk do të pranohet si lider i Partisë Demokratike.

“Të gjitha këto po i bëjnë vetë dy vetë, marrëzira. Ish- presidenti Berisha ka ngritur dorë kundër Amerikës, i pari në botë mes të të njëjtit lloj që u kanë bërë keq popujve të tyre dhe stabilitetit. Askush tjetër, as si- vëllai Karaxhic dhe Milloshevic…, nuk guxuan ta ngrenë dorën kundër superfuqisë. Një irakian i Bagdadit, Sadam Hussein, kur u vu në gjueti të Amerikës, nuk ishte i marrë të dilte në luftë…, por bëri një vrimë e u fsheh.

Berisha ka ngritur një parti që po e quan ‘PD’; ndoshta kjo është vrima e tij. As është PD, as është e ligjshme; as ky vetë nuk është kryetar, as kryesia nuk është kryesi… Nesër e rrëzon ligji. Edhe para se ta rrëzojë ligji, e ka rrëzuar e keqja mortale që i ka bërë vendit dhe popullit shqiptar. Amerika, si garante e lirisë së njeriut, e ka deklaruar Berishën se ‘nuk pranohet as si parti as si lider’. I ka thënë, siç i thanë egjiptianit udhëtar:

‘Eej, nuk ka punë në Bagdad!’. Por ai vazhdon rrugën, në marrëzi”, tha ai. Gazetari deklaroi se edhe presidenti Ilir Meta kohët e fundit ka lëshuar sinjale ndaj Amerikës. Ai tha, Berisha nuk ka shpresë.“Dy të njejtë që flasin me shenja: Kohët e fundit, të dy lëshuan sinjale ndaj Amerikës. Berisha e di se nuk ka shpresë, ndërsa Metën e gënjen mendja. Kjo i detyroi të dukeshin sikur ‘u ndanë’. Prandaj merren vesh me shenja, si të marrët. Por kësaj here po zgjat shumë”, tha ai.