Një shqetësim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e Prapaskenën për një situatë të degraduar në Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), agjenci e cila drejtohet që nga viti 2018 nga Sokol Nano, djali i ish kryeministrit Fatos Nano.
Sipas denoncimit, i konfirmuar nga disa burime, kreu i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Sokol Nano, pi hashash dhe alkool në zyrë.
Aroma e hashashit, përpos zyrës së kryetarit, pushton herë pas here mjediset e tjera të Agjencisë, duke krijuar shqetësim dhe turbullirë tek punonjësit.
Gjatë dhe pas tymosjes, sipas denoncimit, qëndrimi në zyrën e drejtorit është i pamundur.
‘Shefi po pi bar, shefi është bërë dru’, përshpëriten shpesh mes punonjësve të Agjencisë që konsiderohet si organi kyç për nxitjen dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte në vend.
Sokol Nano i ka dhënë fund martesës së tij dhe një bashkëjetese shumë të gjatë, ndërsa ka nisur një lidhje pasioni me një prej punonjesve të Agjencisë që drejton, edhe ajo dashamirëse e tymit të hashashit.
Burime pranë AIDA thanë se që nga viti 2018, Sokol Nano ka ndryshuar disa partnere brenda institucionit që drejton.
AIDA është pjesë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, por është jashtë çdo kontrolli dhe llogaridhënie. Agjencia ka miratuar edhe një kod etik, i cili nuk lexohet dot nga tymi i hashashit