Klevis Balliu është i sigurt se PD do të rrëzojë nga pushteti qeverinë e Edi Ramës.
Çuni i Fahri Balliut është entuziast për tryezën e ‘bashkimit të opozitës’ ku 43 deputetë u bënë bashkë për të lënë pas konfliktin e brendshëm.
Sipas Balliut, ky bashkim garanton fitoren e së nesërmes, ndërsa shton se Edi Ramës i ka hyrë tmerri.
“Bashkimi i Opozitës nxori në dritë tmerrin e qeverisë, bashkimi i sotem garanton fitoren e se nesermes. Nga momenti i publikimit të forografisë të bashkimit opozitar, mediat qeveritare u sulen ne panik, si qen të terrbuar.
Shpejt sulmojini se u bashkuan’! Ky ishte urdhri i Ramës. Pse kjo dhune orale majtiste ndaj bashkimit? Sepse Bashkimi i sotem garanton fitoren e se nesërmes”, shkruan Balliu.
REALITETI – Zgjedhjet e ardhshme zhvillohen në vitin 2025 dhe deri atëhere Berisha-Meta duhet të qëndrojnë në opozitë e cila është e përçarë dhe pa “vulë”.
ABSURDI behet akoma me i madh pasi Bardhi dhe Berisha pretendojnë të bashkojnë PD-në, por në realitet “vulën” e PD-së e zotëron Lulzim Basha dhe deputetët e tij mbështetës. Kështu vazhdon “Komedia” e opozites se hallexhinjve…