Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka kërkuar burgosjen e kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postim i në ‘Facebook’, Braimllari shkruan se projekti i ‘Unazës së Re’ është një projekt i hartuar për të vjedhur 20 milionë euro në kurriz të shqiptarëve. Braimllari thekson se për Ramën nuk kanë rëndësi qytetarët, por mbushja e xhepave të tij.
Postimi i Endrit Braimllarit:
Edi Rama nje Kryeminister hajdut, duhet te ishte ne burg.
Edi Rama eshte mesuar vetem te vjedhi dhe te rrjepi qytetaret. Goditja qe i kane dhene banoret e Unazes se Re e kane çoroditur sepse e kane nxjerre zbuluar.
Projekti i Edi Rames eshte nje projekt hajdut. Ai nepermjet kompanive offshore vodhi 20 milion euro ne kurriz te shqiptareve.
Per Edi Ramen nuk kane rendesi qytetaret dhe pronat e tyre ai kerkon vetem te mbushi xhepat e tij ne kurriz te shqiptareve.
Sot ky Kryeminister hajdut duhet te mbylli gojen pasi duhet te ishte ne burg sepse ka vjedhur hapur qytetaret.
Me 16 shkurt te gjithe ne protest kunder hajduterise se Edi Rames.
Natyrisht si pjesë e partisë së hajdutrisë edhe ky, i trembur nga çuni i Fahriut, që nuk e lejon as t’i afrohet Astirit kur është ai aty, merr stafetën anti unazë krahë Metës, që sot ka nxjerr arsenalin e tij të ushtarve që flasin përçartë.