Motra e Shqipërisë, Giorgia Meloni nuk kishte si të ikte pa marrë një surprizë tipike shqiptare nga Vlora.
Teksa kryeministrja italiane bëhej gati të kthehej me traget në Itali, djemtë çapkënë të Vlorës i bënë një dedikim me dy shishe verë dhe një letër. Në letrën që shoqëronte dy shishet e verës shkruhej:
“Jemi një grup hotelierësh shqiptarë, e duam Italinë dhe kemi respekt të veçantë për ty. Vizita juaj në Vlorë ishte një dhuratë fantastike për ne, zor se do e harrojmë. Mirëmbërritsh në Itali, në atdheun tonë të dytë, e ta dish se Shqipëria do jetë përherë shtëpia jote”.
Nuk ishte fort e lehtë për të bërë të mundur këtë surprizë sepse masat e sigurisë në dhomën e dedikuar të tragetit ku qëndronte Meloni ishin tepër të forta.
Surpriza e bukur u mundësua me pak ndihmë nga stafi i saj dhe nga përfaqësuesit e shtetit Italian në Tiranë.