Nga Mentor Kikia
Unë jam një mbështetës i fortë i rrotacioneve në politikë. Jam kundër atyre që kapen me thonj pas karrigeve e posteve, që myken e majmen për dekada në poste politike dhe publike. Ndaj ripërtëritja e partive politike është një “ligj natyror” që duhet respektuar.
Por çfarë po ndodh? Të rinjtë e angazhuar, katapultuar e pompuar në fuksione të larta administrative e politike, si në PS ashtu dhe në PD, kanë dëshmuar se janë më shpresëvrasës se etërit e tyre politike. Në qeverisje ata treguarn se janë më të etur për të zhvatur, e më agresivë në korrupsion.
Në opozitë, ata që po promovohen fuqishëm, nuk po spikasin për nismat e tyre ligjore, apo arsyetimin e fortë në debatin politik me mazhorancën. Jo, ata po spikasin si më të zjarrtët në incidentet që opozita i përdor si armë të luftës së saj politike në parlament.
Kur e dëgjova një syresh prej tyre dje të krekosej nëpër studio televizive, duke thënë se i hodha 4 kokarra vezë Ramës, u binda për të njëmijëtën herë se ky vend nuk bëhet.