Aktori dhe shkrimtari, Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetit të LDK-së Driton Selmanajt.
Reagimi i shkrimtarit ka ardhur pasi kjo parti por edhe deputeti nuk e përkrahën rezolutën për ndalimin e referendumit serb.
Lajçi nëpërmjet një postim në Facebook i parashtroi dy pyetje Selmanajt, teksa tregoi se PDK-ja nuk e mbështeti kryeministrin Kurti.
“M’vjen keq që po i fus hundët n’kurvnillëkun e partive, por ju kurr s’guxuet me ia pre Serbisë kërthizën!
Kështu keni thanë që 10 vite: Hajt le t’votojnë edhe sivjet!”, ka shkruar Lajçi ndër të tjera në shënimin në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Dy pyetje
Driton,
Ti shkove në mbledhje, por nuk e mbështete rezolutën për mos referendumin e Sërbisë n’shtetin tand?
Pse?
Nga kush u frigove?
A po kujtofte se do të dështoi Albini e deshte me mbetë mik me listën serbe: Unë s’votova, e patë?!
Kurse ju PD- kyja që thatë e mbështesim qëllimin por s’marrim pjesë në kuvend, a kujtoftët se ky asht qyqan e deshtët me lanë vetëm e pastaj me thanë: Ja ky që s’guxon me vu firma, si komandantët tonë!
M’vjen keq që po i fus hundët n’kurvnillëkun e partive, por ju kurr s’guxuet me ia pre Serbisë kërthizën!
Kështu keni thanë që 10 vite: Hajt le t’votojnë edhe sivjet!