“Unë i njoh përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe nuk dua rikthim të luftës në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Juncker kur sot pritet që të dorëzohet raporti i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë në Bashkimin Evropian.
Natyrisht edhe qeveria shqiptare ka kontributin dhe meritat e saj për plotësimin e disa kushteve specifike, por ndërkohë presidenti i KE-së tregon arsyen e vërteta të hapjes së negocitave me vendet e Ballkanit Perëndimor
Jean-Claude Juncker, duke folur në Parlamentin Evropian për hapjen e negociatave të Ballkanit Perendimor është shprehur se kjo po bëhet për shkak që të ndalohet lufta mes shteteve, jo sepse e meritojnë. Nuk e dimë se për çfarë lufte flet zoti Juncker, por nëse kthehem pak mbrapa në kohë deklaratave të zotit Rama, se po na mbaron durimi, të hapet drita jeshile për Kosovën, nuk mund të na vini pafundësisht kushte, unifikimi e dy shteteve Shqipëri Kosovë në administrat dhe zyra të përbashkëta, e ka bër efektin, sepse natyrisht bashkimi i shqiptarëve jashtë BE-së mund të krijonte probleme të mëdha në rajon.
Heqja e kufijve dhe bashkimi do bëhet vetë kur dy vendet do jenë antare të BE-së dhe kjo është e vetmja alternativ që shmang konfliktet në Ballkan.
Sot pritet të mbërrijë Federica Mogherini që ti dorëzojë raportin për hapjen e negociatave qeverisë Rama./Tellalli