osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çudira shqiptarësh! Pallati i pa kolauduar, firma mashtron 120 familje! Banorët protestë në vendin e gabuar! Te Bashkia e Tiranës për të zgjidhur sherrin mes ndërtuesit dhe investitorit

Çudira shqiptarësh! Pallati i pa kolauduar, firma mashtron 120 familje! Banorët protestë në vendin e gabuar!  Te Bashkia e Tiranës  për të zgjidhur sherrin mes ndërtuesit dhe investitorit

Konflikti i pazgjidhur prej vitesh mes dy pronarëve, Albert Allmuca i kompanisë “Star Construksion” dhe Sino Llanaj ka lënë në qiell të hapur banorët e 120 familjeve që kanë prentotuar apartamentet në një kompleks pallatesh në zonën e ish “Parkut të Autobusave”, madje kanë kryer pagesat.

“Me qira te ‘Casa Italia’, kam dhe djalin tetraplegjik, më thotë kur do vemi të shtëpi të reja babi. Vemi apo nuk vemi dot, helm i bëfshin ato para”, shprehet një familjar.

Në kushtet kur kanë kryer shlyerjen e pagesave, një pjesë edhe me kredi, banorët kanë dalë në protestë para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar zgjidhje pasi pallati ka përfunduar dhe marrëveshja ligjore e kontratat nuk janë respektuar.

“Unë kam marr një hyrje të vogël, sa për të futur djalin që e kam pa qejf, që një njeri si punë e djalit tim ta vijnë ta shikojnë, që nuk lëviz do as dorë as këmbë, është e tmerrshme. Unë si nënë , më fatkeqe që paskam qenë, që dhe shtëpitë që i bleva me lekët të rehatoj djalin e sëmurëm, nuk po vete dot ta çojë.

Si ka mundësi, nuk i dua shteti asnjë gjë përveç se të çoj djalin tim te shtëpitë e mia”, u shpreh një tjetër familjare në protestë.

Sipas kontratës banorët thonë se në apartamentet e reja duhej të futeshin që në vitin 2019, por ende vazhdojnë të jetojnë në shtëpi me qira, të cilën e paguajnë me paratë e tyre.

“Kemi bërë të gjitha pagesat sipas kontratës”, u shpreh një protestuese.

Mes banorëve të protestës gjendet dhe kjo zonjë e cila ka blerë 3 hyrje në këtë pallat.

“3 hyrje për 3 çunat. Këto janë në Itali, ne jemi në qira. Bashkia duhet të reagojë ,pavarësisht se ato janë privatë, Bashkia e ka dhënë lejen. ”, tha një tjetër protestuese.

120 familje kanë mbetur pa shtëpi me pretendimin se pallati ende nuk është kolauduar, ndërsa 300 banorët e gjysmës tjetër të kompleksit të përfunduar janë futur në shtëpitë e tyre.

Personi që shihni në foto është Sino Llanaj, biznesmeni i cili u plagos më 13 janarin e 2021 dhe është në proces gjyqësor me Albert Allmuçën.

Pikërisht ky proces ka ndërprerë për një kohë të gjatë punimet në pallatin e rrugës Ndre Mjeda duke bërë që 120 familje të jenë pa shtëpi dhe të banojnë me qira ndërkohë që në gjysmën e pallatit të përfunduar banojnë 30 familje. Sot, banorët janë ngritur në protestë para bashkisë së Tiranës.