Kontrollet e pasurisë për gjyqtarët dhe prokurorët janë kryer në heshtje, në kuadër të procesit të Vettingut. Bëmat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i tejkalojnë kufijtë e pasurisë, dhe as nuk pritet që Vettingu, kështu siç ka nisur, të bëjë filtrimin.
Sigurisht, që opinioni publik, pavarësisht denoncimeve të shumta që ka bërë, s’ka rrugë tjetër veç të besojë ato që i ofrojnë të zgjedhurit e procesit të Vettingut.
Duke qenë se Komisioni i Vettingut përparësi i ka dhënë pasurisë, CNA.al pothuajse në baza ditore, ka hedhur dritë me pasuritë e deklaruara nga gjyqtarët dhe prokurorët.
Albert Kuliçi, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë, është prokurori i radhës, të cilit do t’i bëjmë publike deklaratën e pasurisë.
Nisur nga ajo çfarë ka deklaruar dhe arsyetuar duket se Kuliçi nuk di as se sa ka rrogën. Ose e di dhe për të justifikuar përdor një arsyetim të tillë absurd dhe qesharak.
Në vitin 2015, Kuliçi nuk ka raportuar të ardhurat që i vinin nga seminaret e Shkollës së Magjistraturës. Ai thotë se nuk e dinte që i ishin hedhur në llogari dhe se ka kuptuar, pasi derdhja e parave ka ndodhur një ditë, pasi ka kaluar paga në xhirogallori.
“Pagesë si Iehtësues pranë Shkollës së Magjistraturës për vitin 2015. Kjo pagesë nuk është deklaruar në deklaratën e vitit 2015, për shkak të mos dijenisë nga ana ime për kryerjen e kësaj pagese. Pagesa është kryer me datën 06/08/2015, një ditë pasi është kredituar paga ime. Pagesë për të cilën nuk kam pasur ndonjë njoftim paraprak e për këto arsye nga verifikimi i pagës time përmes bankomatit. Kam menduar se janë të ardhura nga paga. Për këtë pagesë kam rënë në dijeni në fund të muajit dhjetor të vitit 2016, gjatë përgatitjes se dokumenteve në zbatim të ligjit nr. 8412016”, ka deklaruar Kuliçi pranë ILDKPKI-së.
E rëndësishme është e që e di se paratë mund të tërhiqen nga bankomati, pastaj i përkasin rrogës apo ndonjë aktiviteti tjetër, s’ është problem. Mjafton të jenë para dhe prokurori Kuliçi nuk do t’ia dijë se si dhe nga kanë mbirë në xhirollogarinë e tij.
Kaq naivë janë prokurorët, apo ky është stili kuliçian për të justifikuar modeklarimin e të ardhurave.
Pasuria e deklaruar nga Albert Kuliçi
Interesa vjetore të depozitës bankare, në shumën 36.267.09 lek.
Të ardhura të patërhequara nga llogaria e pages, me gjendje datë 31.12.2016.
Burimi i krijimit: Të ardhura të përftuara nga paga si Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në shumën 12.738.19 Iekë.
Të ardhura neto nga paga, shtesat dhe shpërblimet për vitin 2016 si Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në shumën 1.345.276 lekë.
Pagesë si Iehtësues pranë Shkollës së Magjistraturës për vitin 2015. Kjo pagesë nuk është deklaruar në deklaratën e vitit 2015, për shkak të mos dijenisë nga ana ime për kryerjen e kësaj pagese. Pagesa është kryer me datën 06/08/2015, një ditë pasi është kredituar paga ime. Pagesë për të cilën nuk kam pasur ndonjë njoftim paraprak e për këto arsye nga verifikimi i pagës time përmes bankomatit. kam menduar se janë të ardhura nga paga. Për këtë pagesë kam rënë në dijeni në fund të muajit dhjetor të vitit 2016, gjatë përgatitjes se dokumenteve në zbatim të ligjit nr. 8412016. Shuma është 29 490 lekë.
Pagesë për qira banesë në Vlorë, lëshuar më datë 21/122009. në shumën prej 15.000 lekë në muaj.
Shlyer të gjithë detyrimin në shumën 180.000 lekë.
Nuk kam detyrime për vitin 2016. Kontrata verbale e qirasë është ripërtërirë po verbalisht me të njëjtat kushte edhe për vitin 2017.
Pasuria e bashkëjetueses
Të ardhura të përfituara nga interesat bankare, krijuar më 06.05.2014 me 543.799.99 lekë.
Burimi i krijimit: Të ardhura të përftuara nga paga pranë Prefekturës të Qarkut Vlorë.
Gjendje llogarie datë 31.12.2015, çmimi i kuotës 1.289.5286 all, numri i kuotave 465.4265. , vlera totale e kuotave 600,180.78 all.
Gjendje llogarie 31.12.2016 çmimi i kuotës 1.381.4985 all, numri i kuotave 465.4265, vlera totale e kuotave 642,986.01 all.
Të ardhura të patërhequara nga llogaria e pagës.
Burimi i krijimit: Të ardhura të përftuara nga paga pranë Prefekturës të Qarkut Vlorë. Prej tyre. interesi i fituar nga investimi në bono thesari në shumën prej 700.000.00 lek në muajin shkurt, është 12.694.03 lek bruto. (700.000.00- 687.305.97).
Blerje bono thesari, në 09.02.2016 me shumë shlyerje 687,305.97 me vlerë nominale 700,00.000, afati 12 muaj.
Vlera 376.889.65 lek.
Të ardhura të përfituara nga interesat bankare të depozitës në B.K.T. krijuar më 28.05.2013 me shumën 239.431.47 lekë. Burimi i krijimit: Të ardhura të përftuara nga paga pranë 4364 (katër mijë e treqind “A.N.K” sh.p.k Tiranë. Shiko vërtetimin datë e gjashtëdhjetë e katër) 17.03.2017 nga BKT. lek.
Të ardhura neto nga paga për vitin 2016, si specialiste pranë Komisionit Vendor të verifikimit të titujve të pronësisë të tokës bujqësore pranë Prefekturës të Qarkut Vlorë nga 01.01.2016-31.08.2016 dhe si drejtor i komanduar i KVVTP Vlorë nga data 01.09.2016-31.12.2016.
Shuma është 725.604 lekë.