Ngjarja e rëndë në Fushë-Krujë, ka shkundur “themelet” e Policisë së Krujës.
Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe Drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku zhvilluan një takim “kokë më kokë” për rreth 5 orë ku është marrë vendimi ekstrem për të ndryshuar në mënyrë rrënjësore të gjithë linjën drejtuese të komisariatit të Krujës.
Komisariati i Krujës pritet t’i nënshtrohet një hetimi, ndërkohë që paralajmërohen dhe masa ndaj drejtuesve të këtij institucioni të cilët kanë neglizhuar detyrën, fillimisht duke e fshehur ngjarjen.
“Në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati”, njofton Policia.