osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ç’punë ka “Obllomovi” me “Termopilet”?!

Ç’punë ka “Obllomovi” me “Termopilet”?!

Nga Akil Ylli

Ndersa kryetarit te maxhorances gjate veres dhe kur ishte me pushime, s’kishte “Perendi” me ja mbyll gojen deri mbas mesnate ( ndoshta dhe pertej) tuj “ciceru” ne rjetet sociale, kryetarin e opozites, nuk kishte “bir kurvet”, as “007”, qe mund te ja dinte adresen ku ndodhej e ne cilen pike te rruzullit, rasti e kishte çu me ba hije. Por ate qe shqiptaret e dinin me siguri “matematike”, pertej misterit te vendndodhjes, ishte ajo, qe ai gjate gjithe kesaj periudhe “ilegaliteti”, nuk e ka privuar veten nga gjeja me e shtrejte: Gjumin per “shtate pale qefe”! Gjume, o gjume, te keqen une!

Mirëpo per fatin e dikuj dhe tromaksjen e shumices se shqiptarve, ne kete fillim shtatori, Lulashi na u be i gjalle. I pispillosun, hekurosun, i lustrum, ma s’miri, aq sa me ja pase lakmi dhe Armani, shpalosi kater a pese objektiva te reja, ku opozita e bashkuar do te perqendronte aksionin e saj politik. Tashti me te thane te drejten, nuk i mbaj mend te gjitha, sepse broçkullat nuk eshte e lehte me i fiksu. Fliste per revolucione, permbysje, e per pallavra te tjera te ketij lloji. Por njera me ka mbet ne mend.

Ishte fjala prap per Teatrin Kombtare. Sipas Lulashit, shembja e tije, ishte “Vija e Kuqe” qe Shqupi i kishte vene qeverisë. Me sa ma pret mu “kungulli”, kane vendos me u ba “theror”. Teatrin do ta kthejne ne “Termopile “. Nga Lulash Obllomovi, do materializohet në Leonida Shqupjan. I shkreti mbret i Spartes, do te kete hi dhe nja shtat pllam ma thelle nen dhe prej tmerrit, kur ka ndigju, se kush ka marre persiper, me perserit xhestin heroik te tij.

Hej dreq o pune!- mendova. Prap keta nuk zune mend dhe merren me nje karakatin qe e ka themelu dhe inaguru Emveri!? Pik e zeze! Sillu e pshtillu, bjeri kendej e bjeri andej, por kursesi nuk me delte “hesapi”! Po keta medemek antikomunista te thekun, si ka mundesi qe duan te behen fli per nje veper te PPSh-se!? Ma merr mendja, qe per te plotesuar treqindshen e famshme spartane, perkrah tyre ate dite si bashkluftetare, do te kene “Vullnetaret e Enverit”. Megjithse, une me kot po rrekem te bej te shatisurin, sepse ne fakt, ai me votat e te ndjerit Hysni Milloshi, komunist 24 karatsh dhe kutite e shqyera, arrite te behej kryekomunari i Tiranes.

Dhe pse erdhi pergjigja prej BE-s, qe nuk ka asnje shkelje ne ligjin per teatrin, per habin edhe te “drujve”, ai shpalli fitoren e radhes. Ja rrasi do bla, bla, te tjera, ndjekur nga isoblablat histerike te Krymadhes dhe maxhordomit Vasillaq dhe perfundimisht vendosi prap, qe nuk do te hiqnin dore prej “Termopiles Shqupjane”. O ja mbush mendja bre, me ja marre me çdo kusht “spektrin” spartanit Leonida! Lulashi…Leonid!? Puuu, puuu, puuuu!

Por te rejat nuk mbaruan me kaq. Fille mbas pak ditesh, doli me nje haber te ri. Si Feniks, u ngrit nga rrenojat e drejtesise se tyre te shpartalluar prej Vetingut dhe na “serviri” nje Viting te ri. Vetingun e politikanve. Qe atij s’ja “pret” truni per asgja, kjo tashme eshte me se e konfirmume. Ndryshe nuk ka se si kuptohet, qe “kokrra” e kriminelit, i vertetum me letra e figure, te kerkoje te shkoje me kembet e veta, te ndryhet mbas “penxheres se kishes”. Neqoftese ja ka pregatit dikush tjeter, edhe ne kete rast, ai dikushi ka dashte me ja “fute”.

Megjithse me e pa holle, holle e kane lane nje “grremç” mbas te cilit mendojne, se ba me gjete te marre rruges, mund te ja hedhin paq. Hetimin e figurave politike, kane vendosur te ja besojne nje komisioni parlamentar, ku Enkelejdi, Paloka, Muli, Ndreu, Braho e ndonje tjeter, do te shohin ne pasqyre njeri tjetrin dhe pastaj do te vendosin, se sa te “bukur” e te “nderçem” jemi. Keshtuqe me kete rast, perfitojne dhe e nxjerrin “ofsajd”, si SPAK-un, ashtu dhe BKH-en. Oooo, te na “rroç” o Muli, te na “rroç”!/Ekskluzive.al