Një këshilltar i lartë për shëndetësinë i qeverisë polake ka paralajmëruar se Polonia mund të përballet me një bllokadë totale nëse niveli ditor i infeksioneve Covid-19 afrohet ose tejkalon 30 000 persona.
“Ne jemi shumë afër një bllokade të plotë… Ne kemi filluar ta diskutojmë atë shumë seriozisht”, theksoi profesor Andrzej Horban për televizionin ”Polsat News” duke shtuar se kjo mund të ndodhë “këtë ose javën e ardhshme”.
“Ka shumë të ngjarë që nëse afrohemi ose tejkalojmë qartë nivelin 30 000 atëherë nuk do të jetë thjesht një skenar i mundshëm, por një i vërtetë”, vazhdoi ai.
I pyetur se kur vala e tretë do të arrijë kulmin, Horban, i cili është këshilltari kryesor i kryeministrit për Covid-19, tha se “është e vështirë të thuash saktësisht se kur do të ndodhë”.
Ai shpjegoi se kjo varet nga shumë faktorë, përfshirë numrin e njerëzve të vaksinuar, pajtueshmërinë me rregulloret e sigurisë shëndetësore, efikasitetin e shërbimit shëndetësor dhe kushtet e motit.//ATSH