Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2334 testime të kryera, janë konfirmuar 141 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 604 persona.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2334 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 141 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,035 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi,1 qytetar nga Devolli, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 65 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.