Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë shënuar tre humbje jete si pasojë e Covid-19.
Po sot, betejën me koronavirusin e kanë fituar 1,050 pacientë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 11 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste Korçë, Devoll, 3 raste në Librazhd, Pogradec, 2 raste në Vlorë, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kolonjë, Gramsh, Pustec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.