Lidhur me vdekjen e ish-kreut të AKU-së, Syrja Binaj i cili ishte i infektuar me koronavirus ka reaguar edhe deputeti Damian Gjiknuri, i cili shprehet se sot Vlora humbi një nga drejtuesit e vet të përgatitur dhe PS humbi një prej aktivistëve të saj.
Ndër të tjera Gjiknuri i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Postimi i Gjiknurit:
Me pikëllim mora lajmin e trishtë se miku ynë Syrja Binaj e humbi betejën me virusin COVID-19. Familja e tij humbi njeriun e dashur e të përkushtuar.
AKU Vlorë humbi një prej drejtuesve të vet më të përgatitur dhe profesionist. Partia Socialiste e Vlorës humbi një prej aktivistëve dhe kordinatorëve të saj më fisnik dhe energjik.
Gjej rastin t’ju bëj thirrje me insistim të gjithë qytetarëve të vlerësojnë maksimalisht rrezikun që u kanoset nga COVID-19 dhe të ndjekin në mënyrë strikte protokollet e sigurisë sipas rekomandimit të autoriteteve shtetërore.
Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Binaj!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Syrjain!