Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë nga Covid-19.
Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv.