Argjentina shpallet kampione e ”Copa America” ku arriti të mposhtë në finale Brazilin me rezultatin 1-0. Ángel Di María me golin e tij në minutën e 22-të i dha trofeun e rëndësishëm Argjentinës, dhe trofeun e parë Lionel Messit me kombëtaren.
90-të minuta emocione në ”Maracanã”, ku nuk munguan rastet për të dyja skuadrat, por Argjentina arriti ta ruajë portën e paprekur deri në fund.
Messi pati shansin të shënojë në këtë finale, por nuk ia doli, ndërkaq Sulmuesi i Everton, Richarlison kishte shanset më të mira të Brazilit, duke parë një përpjekje të përjashtuar për offside dhe më pas duke goditur gishtat e portierit Emi Martinez.
Në fund, trofeu i ”Copa America” shkon për herë të parë për Messin dhe pas 28 vitesh për Argjentinën.