50 paraqitje në kampionat, 3 në Kupën e Italisë, Ylber Ramadani është gati të largohet nga Lecce për tu bashkuar me skuadrën e Napolit.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, 28-vjeçari është në listën e Conte-s, që është në kërkim të një mesfushori.
Mesfushori shqiptar, një pikë e fortë e skuadrës së Lecces, por që në ndeshjet e fundit ka ngrohur stolin, pritet të ndryshojë ambjent që në merkaton e janarit.
Një lëvizje e tillë do të ndodhë për shumën e 3 milionë eurove.