E rikonceptuar nga studioja holandeze e arkitekturës MVRDV, Piramida e Tiranës është shndërruar nga një ish-muze i rrënuar kushtuar ish-liderit të vendit (dhe më vonë i përdorur si bazë e NATO-s) në një qendër kulturore me kuti shumëngjyrëshe, shkallë dhe rrëshqitje të pjerrëta.
‘Ajo është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest (AD) e ka cilësuar si më spektakolarët e vitit përmes listës vjetore “Works of Wonder” ose “WOW” në numrin e shkurtit”, thekson ai.
“Në një kohë kur ndryshimi i klimës duket i madh në imagjinatën tonë kolektive – dhe kur ndërtimet e reja vazhdojnë të lënë një gjurmë të madhe karboni – ndihej e rëndësishme të vihej në pah se si arkitektura ekzistuese mund të përshtatet për të ardhmen”, thotë Sam Cochran, drejtor i revistës së njohur AD, i cili shpjegon zgjedhjen për të përfshirë Piramidën e Tiranës.
‘Përmes ndërhyrjeve të kujdesshme të projektimit, firma holandeze MVRDV ka dëshmuar se nuk është thjesht e mundur të përdoren ndërtesat e vjetra në përdorim të ri, por të bëhet kjo me një ndjenjë gëzimi, zgjuarsie dhe argëtimi”, thekson Cochran.