osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çmimet e biletave për duelin miqësor me Jordaninë më të shtrenjta se Real-Barcelona!

Çmimet e biletave për duelin miqësor me Jordaninë më të shtrenjta se Real-Barcelona!

Tri ditë më parë FSHF zbuloi cmimet e biletave për ndeshjen miqësore Shqipëri-Jordani që do të zhvillohet më 10 tetor në stadiumin “Elbasna Arena”.

Si të mos mjaftonte fakti që stadium ishte bosh në ndeshjen zyrtare kundër Izraelit, ku nga kapaciteti afro 13 mijë vende ishin mbushur vetëm 4500, federata e Armand Dukës bën një tjetër skandal, duke mos ulur cmimin e biletave, madje këtë herë edhe për një ndeshje miqësore si kjo kundër Jordanisë, një kundërshtar që edhe në ranglistën e FIFA-s është 60 vende poshtë Shqipërisë.

Cmimet e biletave për këtë takim miqësor në tribunat e përshtatshme vlerësohen me 7, 10, 20 dhe 30 mijë lekë të vjetër, por ka dhe cmime që shkojnë në 40 apo 60 mijë lekë. Të vetmet tribuna që kanë cmime të arsyeshme janë ato prapa portave, me 3 dhe 5 mijë lekë, të cilat FSHF edhe mund t’i nxirrte falas, si një mënyrë që të ftonte njerëzit në stadium dhe të korrigjonte gabimin e parë.

Nuk e bëri, pasi babëzia e Armand Dukës dhe “ushtarëve” të tij në federatë, por edhe “psikopatit të financave” Arben Ahmetaj, kanë si qëllim të tyre vetëm si të zhvasin njerëzit, për t’ua shpifur edhe futbollin.

Në asnjë vend tjetër të Europës nuk gjen cmime të tilla për një miqësore, që nisur nga emrat e skuadrave, është nën nivelin mesatar. Kujtojmë këtu se Skocia, në ndeshjen e Gllasgout kundër Shqipërisë, kishte cmime nga 7 paund në 30 paund dhe po flasim për një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kombeve, pra ndeshje zyrtare dhe për kushtet e Skocisë, ku paga mesatare mujore shkon në 2 mijë paund, ku e ku me Shqipërinë e varfër.

Së fundmi mësojmë se FSHF ka bërë thirrje që të blihen sa më shumë bileta, madje bën dhe reklamë se ku t’i gjejnë biletat, ndërkohë që askush nuk kujtohet të thotë se me cmime të tilla që aplikon Duka, Ahmetaj dhe lukunia e të pashpirtëve që vendosin sipas tekave cmimet e biletave, ka gjasa që stadiumet tona të boshatisen krejtësisht edhe në ndeshjet e rëndësishme të skuadrës përfaqësuese.

Kjo është një politikë antisportive dhe kundër interesit të skuadrës kombëtare, që është skuadër e shqiptarëve. Por pazarxhinjtë Duka e Ahmetaj janë lëshuar në vjedhje e përvetësime, pa e vrarë mendjen për ndjenjat e tifozëve kuqezi. cmimet e Dukes e Ahmetajt ia kalojne edhe ndeshjeve Real-Barcelona. Cfare tmerri! /Pamfleti Sport