Nuk kanë të ndaluar çmenduritë e Endrit Braimllarit. Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Korçë, pasi bëri thirrje kundër hapjeve të vendeve të punës, tashmë ka dalë kundër legalizimit të pronave të qytetarëve në Qarkun e Korçës.
Braimllari po bën fushatë, kundër punësimit, kundër biznesit dhe kundër ligjërimit të pronave të qytetarëve korçarë.
Ai është shfaqur në fshatra të Korçës, duke apeluar tek banorët që mos të pranojnë certifikatat e legalizimit të pronave.
Sipas Braimllarit ato janë certifikata elektorale.
“Tani shkojnë dhe i thonë qytetarëve, do ju japim legalizimet e shtëpisë. Pse tani u kujtua Niko Peleshi për legalizimet e shtëpisë së qytetarëve korçarë?”, është shprehur Braimllari.
Legalizimi i një prone, nuk ngjan pazarit të votave me të cilat është mësuar Braimllari.
Qytetarët kërkojnë vepra dhe jo fjalë. Më mirë një vepër sot, se fjalë dhe premtime për të nesërmen.
Po, Braimllari, duket se është kundër qytetarëve, ndaj bën propagandë kundër legalizimeve.
Në emër të LSI, ai del dhe kërkon votën e qytetarëve korçarë, ndërkohë që po bën fushatë kundër tyre dhe pro interesave të tij dhe partisë që ai përfaqëson.
Fillimisht shokoi me thirrjet kundër punësimit, me sulmet ndaj biznesit dhe tashmë me thirrje kundër legalizimit të pronave të qytetarëve.
Në fakt, nuk është se përbën ndonjë çudi reagimi i Braimllarit, edhe pese për njerëzit normal është çmenduri, pasi LSI, partia nga ai vjen, bazën e ka tek paligjshmëritë.
E ashtuquajtuara “nëna” e tij, Monika Kryemadhi, kryetarja juridike e LSI, apo dhe kryetari faktit i kësaj force politike, Presidenti Ilir Meta, dyshohet se janë nën panik nga drejtësia.
Dhe për këtë arsye, kanë derdhur Braimllarin dhe Braimllarët nëpër Shqipëri, për të bërë thirrje kundër zhvillimit, kundër përmirësimit të jetës së banorëve, kundër respektimit të ligjit, kundër biznesit dhe pro kaosit./